Page 156 - Demo
P. 156


                                    Paolo e FrançeskaNë rrethin e dytë të ferrit, Dantja takon mëkatarët e dashurisë. Kur ishin gjallë, ata ishin të pushtuar nga vrulli i pasioneve (i epshit). Në mënyrë të ngjashme, edhe në ferr, shpirtrat e tyre përplasen pa pushim nga një stuhi e tërbuar. Fillimisht, para syve të poetit kalojnë figurat e mijëra mëkatarëve, mes të cilëve ai dallon Semiramidën, Didonën, Kleopatrën, Elenën, Paridin e Tristanin. Në vargjet 73-144, Dantja përshkruan takimin me hijet e Françeska da Riminit dhe të Paolo Malatestës që i tregojnë historinë e tyre të dashurisë dhe ndëshkimin e marrë nga bashkëshorti i Françeskës (njëkohësisht vëllai i Paolos), Xhançoto Malatesta. Në tercinat e para të fragmentit të sjellë më poshtë, dashuria shihet sipas konceptit stilnovist.Kënga V (v. 100-130)“... Dashnija, n’shpirt fisnik që hyn aq letëpër t’hieshmin trup e lidhi këtë fatzinë, trupin ma rrmbyen e si: peng më ka mbetë1. Dashnija, që ‘i dashnori i fal dashninë2, nga epshi i këtij më ndezi zhar*, pa mue as këtu, si e sheh, s’e gjen qetsinë3. Dashnija na flijoi mbi një altar4. N’Kaina5 raftë ai që na la pa jetë!”Ja, këto fjalë na thanë ata qyqarë. Kur unë dëgjova ata shpirtën t’shkretë, kokën e ula e ndeja gjatë n’mendim, dersa poeti tha: “Pse ashtu ke mbetë?”E kur përgjegja6, nisa: “Oh, mjerim!sa t’ambëla mendime e sa dëshirai shtynë ata në këtë të zi shtegtim7!”Pastaj kështu, drejt tyne kur u prira,u thashë at’herë8: “Françeskë, këto rënkime po m’bajnë me qa të trishtun nga mëshira9. Më thuej, në koh’n e t’amblave pshertimesi e në ç’rasë me njohë dashninë ju ra, tue u përplitë n’dëshira e ndër dyshime?10”“S’paska idhnim ma t’madh, - m’u gjegj tue fsha, - se me mendue për kohët e haresën’mjerim e vajë11, mësuesi12 e di këtë gja. Por si dashnija nisi rranjë të qesëndër zemra tona, n’daç me ta rrëfye, si ai do baj që flet njiheri e dnes13. Po lexonim një ditë, sa me u dëfrye, për Lançilotin, si e zu dashnija14; pa farë dyshimi, vetëm, krye më krye15. 1 Dashuria, që zemrën fisnike e pushton shumë shpejt, e bëri të dashurohej këtë (Paolon) me trupin e bukur të Françeskës që ia morën në mënyrë barbare dhe të pashpirt, çka ende e fyen. 2 Dashuria nuk i lejon atij që dashurohet nga një tjetër të mos dashurojë edhe ai vetë (pra, dashuria të detyron të dashurosh).3 Dashuria e bëri Françeskën që ta dojë Paolon aq shumë, saqë edhe këtu ai nuk e braktis, por i rri pranë. Është drejtësia e Zotit që i do dy të dashuruarit bashkë në ndëshkim, ashtu si ishin bashkë në mëkat; *zjarr. 4 Dashuria, kur kaloi caqet, u bë mëkat dhe i çoi drejt vdekjes së përbashkët (sepse është e njëkohshme dhe e njëllojtë). 5 Kaina është vendi në ferr (rrethi IX) ku dënohen vëllavrasësit dhe ku do të ndëshkohet Xhançoto. 6 Mbas një heshtjeje të gjatë, sepse Dantja bie në mendime duke kujtuar dashurinë e tij. 7 Sa shumë mendime të ëmbla e sa dëshira i shtynë këta të dy drejt vdekjes së dhimbshme.8 Pastaj, i kthyer nga ata, filloi t’u fliste. 9 Vuajtjet e Françeskës e bëjnë poetin të qajë nga trishtimi dhe mëshira. 10 Në kohën e dridhërimave (psherëtimave) të ëmbla, kur nuk i dinin ende ndjenjat e tjetrit (përpëliteshin ndër dëshira plot dyshime), cila qe shenja që dashuria iu dha, në çfarë situate dhe në ç’mënyrë e kuptuan (e zbuluan) që dashuroheshin. 11 S’ka dhimbje më të madhe të kujtosh kohën e lumtur kur ke rënë në fatkeqësi (kur lëngon në mjerim). 12 Virgjili, i quajtur nga Dantja në mënyra të ndryshme si doktor, mësues, prijës. 13 Por nëse poeti ka kaq shumë dëshirë të dijë origjinën e dashurisë së tyre (si ajo zuri fill), Françeska thotë se do t’ia rrëfejë duke qarë e folur njëkohësisht. 14 Një ditë po lexonin për qejf se si Lançeloti (hero i FRAGMENTPaolo e Françeska lexojnë librin kalorësiak që rrëfen historinë e dashurisë mes Lançelotit dhe Gjinevrës.Ai libër romantik do t’i ndihmojë dy të dashuruarit që të kuptojnë ndjenjënreciproke.154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160