Page 157 - Demo
P. 157


                                    Kënga V (v. 100-130)“... Dashnija, n’shpirt fisnik që hyn aq letëpër t’hieshmin trup e lidhi këtë fatzinë, trupin ma rrmbyen e si: peng më ka mbetë1. Dashnija, që ‘i dashnori i fal dashninë2, nga epshi i këtij më ndezi zhar*, pa mue as këtu, si e sheh, s’e gjen qetsinë3. Dashnija na flijoi mbi një altar4. N’Kaina5 raftë ai që na la pa jetë!”Ja, këto fjalë na thanë ata qyqarë. Kur unë dëgjova ata shpirtën t’shkretë, kokën e ula e ndeja gjatë n’mendim, dersa poeti tha: “Pse ashtu ke mbetë?”E kur përgjegja6, nisa: “Oh, mjerim!sa t’ambëla mendime e sa dëshirai shtynë ata në këtë të zi shtegtim7!”Pastaj kështu, drejt tyne kur u prira,u thashë at’herë8: “Françeskë, këto rënkime po m’bajnë me qa të trishtun nga mëshira9. Më thuej, në koh’n e t’amblave pshertimesi e në ç’rasë me njohë dashninë ju ra, tue u përplitë n’dëshira e ndër dyshime?10”“S’paska idhnim ma t’madh, - m’u gjegj tue fsha, - se me mendue për kohët e haresën’mjerim e vajë11, mësuesi12 e di këtë gja. Por si dashnija nisi rranjë të qesëndër zemra tona, n’daç me ta rrëfye, si ai do baj që flet njiheri e dnes13. Po lexonim një ditë, sa me u dëfrye, për Lançilotin, si e zu dashnija14; pa farë dyshimi, vetëm, krye më krye15. Ma se një herë na u ndezën sytë shkëndijanga ai lexim, e tinzash jemi kqyrë, por vetëm në një pikë na u pre fuqija16. Kur na lexuem se e dëshruemja fytyrëbefas u puth nga një dashnor i atillë,ky, që nga unë s’ndahet n’asnjë mënyrë,ndër buzë më puthi trupi tue iu dridhë17; …”romaneve kalorësiake mesjetare) ra në dashuri (me gruan e mbretit Artur). 15 Ishin vetëm dhe pa asnjë dyshim ose ndrojtje (se do të ngjante ajo që ngjau).16 Leximi i shtyu disa herë të shiheshin në sy me dëshirë e turbullim dhe fytyra filloi t’u zbehej; leximi filloi t’u ndizte zemrat, por vetëm një moment i historisë kalorësiake ishte më i fuqishëm se virtyti i tyre. 17 Paolo duke u dridhur e puthi Françeskën kur lexuan se goja e qeshur e Gjinevrës (që po lexonte), u puth nga Lançeloti.D. Aligieri, Komedija Hyjnore, Ferri, Përkth. Pashko Gjeçi, Tiranë, 1960, f. 29-30  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Thoni me një fjali të thjeshtë se kujt i kushtohet kjo këngë.2. Kush është në të vërtetë mësuesi? Ç’përshtypje na lë shfaqja e këtij personazhi të njohur?3. Si e shpreh poeti këndvështrimin e tij për dashurinë si për një ndjenjë të thellë e të dyanshme? Ç’përmasa i jepet dashurisë në këtë perceptim? 4. Si e përjeton poeti çastin e takimit me Françeskën?5. Veçoni informacionin që merrni këtu për letërsinë kalorësiake. Ç’qëndrim mban ndaj saj autori? 6. Shpjegoni kuptimin e vargut: Dashnija na flijoi mbi një altar.  Analizë përmes shembujve 7. Zbuloni elemente të rrëfimit në këtë fragment dhe analizoni rolin e tyre deri në dhënien e pikës kulmore të ngjarjes. 8. Gjeni vargjet që i kushtohen momentit kulmor. Komentojini ato, duke shpjeguar edhe efektin që krijojnë këto rrethana poetike te lexuesi përmes rrëfimit në vetën e parë.9. Vini re si mungesa e dashurisë e çon poetin në shfrim dëshpërues. Shpjegojeni dëshpërimin e tij në vargjet: S’paska idhnim ma t’madh, - m’u gjegj tue fsha, - se me mendue për kohët e haresë, n’mjerim e vajë.10. Pse poeti ndien mëshirë dhe trishtim për Françeskën? Si ndikojnë këto ndjenja në atmosferën e këngës, e cila kryesisht i kushtohet lartësimit të dashurisë? Reflektim dhe vlerësim dijesh 11. Poeti e quan të pashmangshme dashurinë dhe gjithçka që vjen nga ajo. A ju duket sikur me këtë ai justifikon mëkatet e vërteta njerëzore që lindin nga dashuria (referuar vargjeve)? Shpjegoni këtë mekanizëm shkak-pasojë përmes asaj që këndohet në këtë këngë.12. Përshkruani momentin e veçantë të lindjes së dashurisë midis Françeskës dhe Paolos. Fjala dhe përdorimi i saj 13. Cili është funksioni i fjalës së përsëritur dashnija në fillim të këngës?14. Shpjegoni shprehjen: për kohët e haresë.15. Zëvendësoni me fjalë të përafërta nga kuptimi shprehjen: na u ndezën sytë shkëndija. Detyra dhe këshilla 16. Një nga teknikat e shkrimit është edhe kthimi i vargjeve në prozë dhe anasjelltas, si dëshmuese të rritjes së krijimtarisë.17. Kthejini këto vargje në prozë, duke pasur parasysh atmosferën në rrethin e dytë të Ferrit, ku qëndrojnë mëkatarët e pasionit të dashurisë.S T U D I M T E K S T I Dantja dhe Virgjili takojnë Paolon dhe Françeskën në ferr.155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161