Page 158 - Demo
P. 158


                                    FRAGMENTFarinata delji UbertiNë rrethin e gjashtë gjenden heretikët, njerëzit e pafe dhe me ide epikuriane. Aty, Dantja takon udhëheqësin e shquar ushtarak, gibelinin Farinata delji Uberti. Gjithë urrejtja dhe armiqësia e partive politike që dobësuan Firencen dhe të gjitha provincat italiane të shekullit XIII dalin qartë në dialogun mes Farinatës dhe Dantes. Poeti nuk i lë mënjanë pasionet politike, ai i mbron me ngulm idetë e tij. Farinata krenar, shfaqet si një udhëheqës me karakter të paepur, që i ngjall respekt kundërshtarit politik, Dantes. Farinata, edhe pse i zhytur në zjarr, mendon vetëm për jetën në Firence, për luftën politike, për miqtë e armiqtë e tij. Kujtimi i disfatës së pësuar nga ndjekësit dhe aleatët e tij, e torturon së tepërmi dhe i shkakton më tepër dhimbje e trishtim sesa flakët që po e përcëllojnë në varr. Guelfët, pasi i thyen gibelinët, u sollën me ashpërsi ndaj familjes dhe farefisit të Farinatës duke marrë hak për të vrarët nga gibelinët, ndonëse Farinata kishte kundërshtuar me forcë djegien dhe plaçkitjen e Firences nga ana e gibelinëve. Por ai: “Shpejt sillu, a i ke sytë në ballë? Kqyrma ‘i herë Farinatën si ash çue, prej belit e përpjetë tek e ke gjallë!1”Unë sytë i mbaja n’sytë e tij ngujue; e ngrehë ai kishte ballë e parzëm, gati si mos ta bante mall atë ferr t’mallkue2. Kah pa ngurrimin tim, duerët i zgjati e m’shtyu te ai përmes varrezash, prisi, tue m’thanë: “Ki mendjen edhe fjalët mati!3”Kur unë te gryka e varrit qeshë, ia nisi me pyetë, si më pat vrejtë njëherë idhnueshëm: “Më thuej, kush qenë të parët tu nga fisi?”4Dëshirën ia plotsova i papërtueshëm,asgja s’i fsheha, ç’pata ia thashë unë, prandej, si i rrudhi vetullat mendueshëm,5u suell e tha: “Burrnisht u copëtuenme partinë tonë, me mue, me t’parët tanë, por dy herë rrjesht prej meje u shpartalluen.”6“Në u qitën jashtë, ata kthyen nga çdo anë, - i gjegja, - të dy herët e kalueme, por këtë farë arti tuejt s’e patën nxanë!”7Në këto fjalë duel gropës së zbuluemenjë tjetër hije, kryet veç iu dallote, besoj se ishte ngritë e gjunjëzueme8. Rreth meje ajo vështroi, si të dëshrontekend tjetër bashkë me mue të shohë aty, por, si u kujtue se shpresa i doli kote9, tha tue vajtue: “Në qoftë se ti je shty në t’verbtin burg për mendje aq të kthillë, 1 Virgjili i drejtohet Dantes që të kthehet (pa frikë) e të shikojë Farinatën që duket vetëm nga mesi e lart. 2 Dantja ia kishte ngulur sytë në fytyrë atij që mbante lart gjoksin dhe ballin kryelartë si për të përçmuar (përbuzur) ndëshkimin e dhënë në ferr (ku qëndronte në një varr të zjarrtë). 3 Duart e shpejta të Virgjilit (prijësit) e shtynë me gjallëri poetin mes varreve pranë Farinatës dhe porosia e Virgjilit është që të flasë me kujdes. 4 Kur Dantja arrin te këmbët e varrit të Farinatës, ky i fundit e pyeti me përbuzje se nga ç’fis është (kush janë të parët e tij). 5 Dantja i përgjigjet me dëshirë, i flet hapur, pa i fshehur asgjë, prandaj pasi ai ngriti vetullat pak mendueshëm, u kthye e tha:6 Ata ishin armiq të fortë të tij, të paraardhësve të tij, të partisë së tij (Gibelinëve, përkrahësve të perandorit) prandaj dy herë i përzunë guelfët (të parët e Dantes, përkrahës të papës) nga Firence dhe i çuan në mërgim. 7 Dantja përgjigjet se megjithëse të parët e tij guelfë u dëbuan dy herë nga Firence, ata u kthyen aty sërish edhe pas herës së parë, edhe pas herës së dytë, ndërsa njerëzit e Farinatës (gibelinët) nuk e patën këtë aftësi që të ktheheshin në Firence nga mërgimi. Farinata, simbol i atdhedashurisë pa kushte dhe pasionit të flaktë politik, i bën sfidë edhe vetë ferrit me krenarinë dhe qëndrimin e tij të paepur.8 Atëherë, nga varri i hapur, pranë Farinatës, doli jashtë deri te mjekra, një hije, e cila dukej se rrinte në gjunjë. 9 Hija shikoi rreth e qark Dantes me dëshirën që të shikonte dikë tjetër me poetin, por iu zhduk çdo dyshim (çdo fill shprese) për ta parë me njeriun që priste të shihte aty. Kënga X (v. 31-63) Farinata delji Uberti(1212-1264)156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162