Page 159 - Demo
P. 159
tim bir ku e kam? Pse s’erdhi ai me ty?”10E unë: “Këtu s’po vij i vetëm fill; ai, që po pret, këndej m’ka ba me dalë11, Guidoja yt fort nuk e pat përfillë.”1210 Hija tjetër, Kavalkante Kavalkanti, e pyet duke qarë poetin nëse Dantja, për hir të zgjuarsisë së tij të madhe (mendjes së mprehtë), po shkel në këtë burg të errët, ku ndodhet djali i tij (Guido Kavalkanti, shok i Dantes)?11 Dantja përgjigjet se nuk ka ardhur këtu për meritat e tij dhe me forcat e veta (pra, me vullnetin e tij); Virgjili (që po e pret aty) po e udhëheq në këto vende (për të dalë që aty); 12 Mbetet i dyshimtë fakti nëse Dantja i referohet faktit që Guido nuk përfillte Virgjilin apo Beatriçen (Teologjinë, simbol i së cilës është Beatriçja në vepër).D. Aligieri, Komedija Hyjnore, Ferri, Përkth. Pashko Gjeçi, Tiranë, 1960, f. 51-52 Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Renditni personazhet kryesore të këngës X dhe tregoni dallimet midis tyre. Për cilat ngjarje apo ide bisedojnë ata?2. Virgjili kthen vëmendjen te Dantja: Shpejt sillu, a i ke sytë në ballë? Për çfarë ia tërheq vëmendjen ai poetit? Pse toni i tij është kaq alarmues dhe nxitës?3. Çfarë nënkupton porosia e Virgjilit që poeti të flasë me kujdes si në vargjet: Ki mendjen edhe fjalët mati! Analizë përmes shembujve 4. Gjeni dhe analizoni detajin që tregon mënyrën se si qëndrojnë njerëzit në këtë pjesë të Ferrit.5. Si përshkruhet ferri në këngën X?6. Analizoni krenarinë e poetit për të kaluarën e tij përmes detajeve dhe shembujve. Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Vlerësoni situatën në fund të këngës. Cili personazh shfaqet aty dhe pse shfaqja e tij duket madhështore? Fjala dhe përdorimi i saj 8. Vepra e Dantes ka nëntekste të forta. Cila është vlera e kësaj gjuhe alegorike? A ndikon përdorimi i saj në mesazhin që ajo përcjell? Jepni shembuj të përdorimit të alegorisë në këngë.9. Cili është funksioni i formës së urdhërores që përdor Virgjili kur i flet Dantes në këtë këngë? Detyra dhe këshilla 10. Krahasimi i një vepre me një vepër tjetër të të njëjtit autor etj., çon në atë që quhet analizë e plotë e saj. Diskutoni për dallimet dhe ngjashmëritë midis dy këngëve të para dhe këngës X.S T U D I M T E K S T I Elementet kryesore të alegorisë në Komedinë hyjnore- pylli i errët, alegori e mëkatit, që përfaqëson gjendjen e tmerrshme shpirtërore të mëkatarit); - kodra, jeta e virtytshme ose lumturia natyrore, tokësore, e ndriçuar nga drita hyjnore; - tri kafshët (pantera, luani, ujkonja), tri prirjet ndaj së keqes të rrënjosura te njeriu, pengesat që qëndrojnë mes tij dhe Perëndisë; - zbritja me frikë në Ferr, ngjitja e mundimshme në Purgator, fluturimi në Parajsë, ka kuptimin alegorik, që njeriu i zhytur në humnerën e mëkatit (Ferr), mund të çlirohet nga gjendja e tij vetëm nëpërmjet mundimit të pendesës (Purgator), dhe të arrijë shpëtimin e përjetshëm (Parajsë); - udhëtimi në tri mbretëritë: udhëtim alegorik i kthimit të shpirtit te Zoti, sforcimi që të gjithë njerëzit duhet të bëjnë për të kaluar nga mëkati drejt shpëtimit të shpirtit.157

