Page 16 - Demo
P. 16


                                    në: novela veprimi, ambienti, karakteri, analize. Ndër novelistët e njohur botërorë përmendim: Xh. Bokaçon, Xh. Xhojsin, T. Manin, F. Kafkën, S. Cvajgun, A. Çehovin, O. Henrin e të tjerë. Ndërsa ndër autorët shqiptarët renditen: Migjeni, M. Grameno, V. Kokona, A. Skanjeti, A, Pashku, M. Camaj etj. TREGIMI është një rrëfim me karakter meditativ, që i jep pak hapësirë veprimit. Dallimi mes novelës dhe tregimit nuk është si i prerë qartas. Ka autorë, si Luixhi Pirandeloja dhe Artur Shnitzler, të cilët i quajnë novela krijimet e tyre, të cilat, në bazë të përkufizimeve përkatëse, do të duhej të quheshin tregime. E kundërta ndodh me tregimet e Xhofri Çoserit “Tregimet e Kantërbërit”, të cilat kanë tipare tërësisht novelistike. Ka edhe shkrimtarë që krijimin e tyre e kanë cilësuar si tregim dhe novelë (Prosper Merime). Tregimet kanë forma të ndryshme si nga ndërtimi, ashtu edhe nga përmbajtja. Gjithsesi mund të bëhet një ndarje e tyre në: tregime fantastike, realiste, humoristike, filozofike. Në përgjithësi studiuesit i referohen emërtimit që vetë autorët u japin krijimeve të tyre. Ndër tregimtarët më të njohur botërorë mund të përmenden: Mopasani, Çehovi, E. A. Poja, Pushkini, nobelistja Alis Munro. Ndërsa tregimtarët shqiptarët që kanë lënë gjurmë në historinë e letërsisë janë: M. S. Gurra, M. Kuteli, E. Koliqi, I. Kadare, D. Agolli, N. Bulka, Z. Çela, Dh. Shuteriqi, J. Xoxa, N. Prifti, T. Laço etj. ROMANI është rrëfim i një historie të trilluar. Është një tekst rrëfyes me fabul, i cili lindi në fund të shek. XVI dhe në fillim të shek. XVII si gjini letrare hibride, komplekse, dhe mbarti elemente të gjinive të tjera, si: monologun dhe shprehjen e ndjenjave të personazheve (nga lirika), dialogun (nga drama); reflektimin mbi problematika të ndryshme (nga eseja). Me kalimin e kohës, këto elemente pësuan ndryshime të mëdha. Romani: është rrëfim: romancieri vendoset mes lexuesit dhe realitetit që ka zgjedhur të rrëfejë, të cilin e rrëfen dhe e interpreton për lexuesin; krijohet në prozë, element që e dallon nga epika; tregon një histori, një sërë ngjarjesh të lidhura nga raporte kohore dhe shkakësore; është trillim, element që e dallon nga biografia, autobiografia, reportazhi i udhëtimit etj. Por jo gjithçka është e trilluar. Shumë herë në roman, në mënyrë të përpunuar, bëhet pjesë një përvojë e jetuar realisht nga autori ose nga të tjerë, ose bëhet rrëfimi i një ngjarje historike. Autori përdor mjete të ndryshme, si për shembull: dorëshkrimin, që ta paraqesë si autentike ngjarjen e trilluar, duke e “gënjyer” lexuesin, i cili “e pranon” këtë gënjeshtër në funksion të kënaqësisë së leximit. Mes lexuesit dhe romancierit krijohet një lloj bashkëpunimi dhe romani luan vazhdimisht me ambiguitetin mes realitetit dhe trillimit. Romanet klasifikohen në nënlloje të ndryshme në bazë të tematikës, të qëndrimit të autorit, të tonit Klasifikimi i romaneveTematika Qëndrimi i autorit dhe toni i romanit Ndërtimi i subjektit- fantastik- fantastiko-shkencor- filozofik,- historik- policor- psikologjik,- shoqëroretj.- didaktik- humoristik- sentimentaletj.- paralel- unazor- zinxhiror14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20