Page 160 - Demo
P. 160


                                    FRAGMENTUliksiNë rrethin VIII, lugja VIII, të mbështjellë nga flakët, ndodhen këshilltarët dinakë, Uliksi dhe Diomedi, dy luftëtarë grekë të luftës së Trojës. Kënga XXVI hapet me një thirrje drejtuar Firences. Dantja poet shfryhet me një ironi të fortë që fsheh hidhërimin për fatkeqësitë e afërta që do të bien mbi qytetin e tij të dashur dhe të urryer. Më pas vijon episodi i Uliksit lundërtar i etur për të mësuar, për të eksploruar të panjohurën, simbol i njeriut të etur për fitore gjithmonë të reja, pararendës i njerëzve që bënë zbulimet e mëdha gjeografike dhe shkencore. Episodi i Uliksit, alteregos së Dantes, ndahet në dy momente: nxitja e fuqishme që lartëson cilësitë intelektuale dhe njohëse të njeriut; përshkrimi sintetik i udhëtimit të fundit të Uliksit. Në errësirën e ferrit shfaqet hapësira e detit, oshtijnë dëshira dhe gëzimi për t’u përballur me të panjohurën që përmbyllen tragjikisht në fluturimin e çmendur të udhëtimit të fundit. Kënga XXVI (v. 90-120)“Kur iu largova Circes, që m’pat lanëma se një vit n’Gaéta detyrueshëm, - n’atë kohë Eneu atë emën s’ia kish dhanë1, - as biri i shtrenjtë, as ati i nderueshëme as Penelopi fort e ambla grue, që duhej t’rronte bashkë me mue gëzueshëm2, flakën në shpirt nuk mundën me ma shue; botën unë doja me përpi me sy, vese e vlerë njerzore me hetue3. Detit pa fund me ‘i varkë nisa me i hye me ‘j shoqni të vogël të bashkueme që, pa m’braktisë, me mue gjithkah u shty4. Njanin e tjetrin breg me sy shikueme, kem’ pa në Spanjë e Sard edhe Marok, e tjera tokë nga deti të rrethueme5. Unë dhe shokët ishim plakë, kur tokmbrrijtëm te ‘i grykë e ngushtë, me vela t’leta,ma tej s’mund të kalohej pa qenë zok, se Herkuli ka vu shtyllat e veta6; Sibiljen kishim lanë nga e dhjathta jonë, përmbrapa, nga e majta kish mbetë Seta7. “O vllezën, - thashë, - me krye n’rrezik gjithmonë,ju jeni futun thellë nga Perëndimi; tani që keni mbrrijtë n’mbramjen e vonëtë jetës suej e po ju vjen mbarimi, pse s’doni fluturimin tuej me e shtrimbas atij diell, ku s’ka një gjurmë njerzimi?81 Uliksi qëndroi një vit te Circe, vajza e Diellit dhe e Persidës, magjistarja që i ktheu shokët e tij në derra dhe që e mbajti Uliksin në ishullin që më pas Enea, për nder të nënës së tij, e quajti Gaeta. 2 As ëmbëlsia e djalit (Telemakut), as adhurimi për babanë (Laertin), as dashuria për bashkëshorten (Penelopën), me të cilët duhej të jetonte në gëzim mbas aventurave që kaloi; 3 Nuk mundën të mposhtin tek Uliksi dëshirën e zjarrtë për të njohur mirë botën, veset dhe virtytin njerëzor. 4 Uliksi fillon udhëtimin në det të hapur me një varkë, i shoqëruar nga shokët e tij që nuk ishin ndarë asnjëherë prej tij. 5 Uliksi pa brigjet e Mesdheut deri në Spanjë e Marok, ishullin e Sardenjës dhe të gjithë ishujt e tjerë që i lag ai det. 6 Uliksi dhe shokët e tij ishin pleq dhe të ngadaltë kur arritën te ngushtica e Gjibraltarit, ku Herkuli kishte vënë shenjat e tij që askush mos t’i kalonte. 7 Djathtas, Uliksi la Seviljen, nga ana tjetër la Setën (në bregun afrikan). 8 Uliksi bashkë me shokët, që i ka si vëllezër e ka kapërcyer njëqind mijë rreziqe me ta, ka arritur tashmë në kufijtë perëndimorë të botës që njohin. Ai i nxit ata që, për aq pak kohë sa u ka mbetur për të jetuar, të mos refuzojnë të njohin botën e pabanuar që ndodhet pas diellit (përtej shtyllave të Herkulit)Masimo de Rigo, Uliksi dhe Mali i Purgatorit, 2011158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164