Page 161 - Demo
P. 161
Asnjë mos të harrojë se asht njeri9: ju lé nuk keni për t’gjallue si shtasë, po për të ndjekë virtyt e dituni.10”9 Njerëzit nuk duhet të harrojnë origjinën e tyre, duhet të mbajnë parasysh arsyen e krijimit të tyre dhe pse u ngjiz fara njerëzore. 10 Njeriu nuk u krijua (nuk lindi) për të jetuar si kafshë, por për të ecur në gjurmët e virtytit dhe të dijes, e cila është e pakufishme.D. Aligieri, Komedija Hyjnore, Ferri, Përkth. Pashko Gjeçi, Tiranë, 1960, f. 136-137 Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cilët janë Uliksi dhe Diomedi? Identifikoni personazhe të tjera nga antikiteti grek dhe tregoni rolin që luajnë ata në atmosferën e krijuar në fillim të kësaj kënge.2. Shpjegoni kuptimin e thirrjes në fillim të këngës.3. Aftësia parashikuese e poetit kësaj here rritet përmes zgjedhjes së Uliksit. Pse e fut autori figurën e tij? Ç’parashikon ai për Firencen e tij të dashur? Analizë përmes shembujve 4. Shpjegoni si e përdor Dantja ironinë dhe tregoni si shfaqet forca e saj në dhënien e ideve të autorit.5. Analizoni forcën e përshkrimit gjatë udhëtimit të Uliksit. Jepni detajet që e bëjnë këtë udhëtim magjepsës dhe shpresëdhënës. Reflektim dhe vlerësim dijesh 6. Figura e Uliksit duket sikur ka dy funksione. Në të dytin, ai është një lundërtar tepër i zoti. Çfarë nënkupton vendosja e Uliksit në këtë pozicion dhe ç’përshtypje na lë zotësia e tij? Fjala dhe përdorimi i saj 7. Gjatë gjithë këngës përdoret rendi i përmbysur i fjalëve në vargje apo shprehje poetike. Çfarë realizohet përmes tij? Detyra dhe këshilla 8. Diskutoni për konceptin universal dhe kur quhet i tillë një element në letërsi?9. Kënga shpalos dëshira të mëdha njerëzore. Cilat janë disa nga mesazhet universale që përcillen në fund të saj? Shkruani një ese përshkruese për njërin prej tyre.S T U D I M T E K S T I Udhëtimi i fundit i Uliksit drejt së panjohurës, në “ndjekje të virtytit dhe të diturisë”Uliksi dhe Diomedinë ferrin dantesk159

