Page 162 - Demo
P. 162


                                    Karakteristika të përmbledhjesPërmbledhjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.Përmbledhja karakterizohet nga ruajtja e informacionit bazë dhe ndryshimet që i bëhen tekstit, por që i japin atij origjinalitetin e shkruesit. Pra, teksti i përmbledhur fiton origjinalitetin e vet. Të njëjtin tekst, persona të ndryshëm e përmbledhin ndryshe.Gjatë realizmit të përmbledhjes, tekstit i hiqen mjaft pjesë, shembuj, këndvështrime etj., duke e çliruar kështu nga tepri të ndryshme (informacion, figura letrare etj.) për t’u përqendruar më pas vetëm te thelbësorja në tekst. Ndonjëherë përmbledhjet kanë një numër të caktuar fjalësh. Përmbledhja përmban informacionin bazë, rendin e ngjarjeve dhe elementet kryesore: detaje, personazhe, qëndrime, efekte, opinione, fakte etj.Struktura e përmbledhjes përfshin: hyrjen, zhvillimin dhe përfundimin.Gjatë përmbledhjes ndodhin disa procese, që paraqiten në skemën e mëposhtme. Përmbledhja mund të bëhet me shkrim dhe me gojë.Përmbledhja me shkrim është një teknikë të shkruari me anë të së cilës ne bëjmë një paraqitje të shkurtër të të dhënave që ka një tekst i caktuar.Përmbledhjet mund të përdoren për çdo lloj teksti letrar a joletrar:Përse shkruhet një përmbledhje?Ajo është një nga shprehitë e të menduarit dhe është e nevojshme sa herë që na duhet të mbajmë mend diçka, sa herë që duhet të përcjellim një mesazh apo sa herë që nuk duam ta lexojmë të gjithë tekstin.informuesargumentuesparaqitësudhëzuesrrëfyestregimtarpërshkruesdramatik poetikPërmbledhja dhe sintezaNë një tjetër këndvështrim, përmbledhja nuk është gjë tjetër veçse një sintezë, proces me anë të të cilit përzgjidhet dhe përdoret informacioni që secili ka në një fushë të caktuar, duke ia përshtatur dijes individuale apo auditorit referues. Kini parasysh që një sintezë ka qëllim tjetër nga teksti që përmblidhet.shkurtimi anashkalimitheksimikrahasimidallimidetajizimi etj. Procesetë përmbledhjesPUNË ME SHKRIM PËRMBLEDHJAShpesh jeni ndeshur me detyra të natyrës:Përmblidhni subjektin me fjalët tuaja.Përmblidhni në një paragraf mesazhet që përcjell autori.Përmblidhni në një fjali idenë e kësaj poezie etj.160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166