Page 163 - Demo
P. 163


                                    Disa nga teknikat që përdoren për të shkruar një përmbledhje• Nxjerrja e informacionit nga teksti.• Përcaktimi i detajeve dhe zgjedhja e tyre.• Ndërthurja e elementeve të ndryshme të tekstit.• Përdorimi i metodave të ndryshme të mendimit kritik, si:- dua të di, di dhe mësova;- çfarë ndodhi, po tani çfarë po ndodh;- harta e konceptit apo e personazhit;- krijimi i skedave etj.Udhëzime për të shkruar një përmbledhjeLexoni me vëmendje tekstin.Përmbajuni temës.Përcaktoni thelbin e temës dhe gjatësinë e saj.Dalloni konceptet bazë.Zgjidhni detajet.Ruani kronologjinë.Ruani rendin.Hiqni pjesët e parëndësishme.Përgjithësoni tregues të ndryshëm të tekstit. Përdorni gjuhë të qartë. (Përdorni shprehjet lidhëzore, si: së pari, përveç kësaj, si përfundim etj.; shprehje përgjithësuese, si: në përgjithësi, zakonisht etj. Kaloni në ligjëratë të zhdrejtë, përshtatjani foljet ligjëratës, përdorni vetën e tretë, përdorni empatinë etj.). Ndërtoni një kornizë ideore.Respektoni strukturën.Rilexojeni tekstin.Modele përmbledhjesh Format e përmbledhjes janë:pyetja retorike;përkufizimi;krahasimi;kontrasti;ngjashmëria;hyrja e një teksti;brendia apo subjekti i shkurtuar;përsëritja; etj.Lajmërim:Ditën e enjte, ora 17.00, në mjediset e Muzeut Kombëtar do të promovohet libri më i ri i shkrimtarit Fatos Kongoli. Më pas do të transmetohet një dokumentar për jetën e autorit. Ju mirëpresim!Përmbledhja e lajmërimit:Ditën e enjte, ora 17.00, në mjediset e Muzeut Kombëtar do të promovohet libri më i ri i shkrimtarit Fatos Kongoli. Përmbledhja lë jashtë formulimit detajet e parëndësishme.MODEL 1161
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167