Page 164 - Demo
P. 164
PUNË ME SHKRIM PËRMBLEDHJAMODEL 2MODEL 3Skeda është një përmbledhje e shkurtër mbi një libër, që përmban të dhëna, si: titulli, autori, shtëpia botuese, diçka për brendinë etj.Dashuritë e paraTë rinjtë që dashurohen, përqafohen në këmbëPas dyerve të natësDhe kalimtarët që kalojnë, i tregojnë me gishtPor të rinjtë që dashurohenNuk ndodhen tek ato dyerVetëm hija e tyre fluroreFërgëllon në mugëtirëI mbush me pezëm kalimtarëtMe pezëm, me përbuzje, me shpotitje, me smirëTë rinjtë që dashurohen, nuk ndodhen tek ato dyerAta janë gjetiu, shumë më larg se nataShumë më lart se ditaNë vezullimin lëbyrës të dashurisë së parëJacques Prevert, Përktheu Anton PaplekaPërmbledhja e poezisëTë rinjtë dashurohen hapur, pavarësisht syve vështrues. Nëse ndodh që ndonjëherë të dashuruarit fshihen, njerëzit trishtohen nga mungesa e tyre, në rrugë, sepse të gjithëve u pëlqen emocioni i dashurisë së parë.Titulli: Gjenerali i ushtrisë së vdekurAutori: Ismail KadareBotuesi: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”Viti i botimit: 1980Tirazhi: 20 mijë kopjePërmbajtja: Ky roman i Kadaresë rrëfen rrugëtimin e gjeneralit të një ushtrie të huaj, i cili rikthehet pas luftës në vendin e pushtuar dikur, për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë. Përmes një terreni të vështirë, psikologjisë kundër tij, indiferencës së natyrës e të njeriut, ai vuan humbjen dhe dështimin jo vetëm të luftës, por edhe të betejës së tij psikologjike dhe morale si mbledhës dhe komandant i njëushtrie të vdekur.162

