Page 165 - Demo
P. 165
Një e tillë shkollë e madhe, pa fund e krye, Universiteti i tërë dhe i gjallë, është jeta e çdo populli. Vetëm brenda në këtë shkollë, ne, që kemi mbetur pas dhe jemi edukuar në shkolla të huaja, do të mund të ndiejmë në shpirtin dhe në zëmërën t’onë sgjuarjen e dhëmshurë dhe krijonjëse të nostalgjisë neo-shqiptare. Kështu u bë poet i madh Pushkini. Kështu shpëtuan popujt. Nga kjo shkollë e jetës popullore duallnë të gjitha Gjenitë e Historisë.Branko MerxhaniPërmbledhja e fragmentit joletrarShkollimi është i rëndësishëm për të gjithë popujt dhe dëshmi e kësaj jemi ne që jemi edukuar në shkolla të huaja. Çdo njeri i famshëm është produkt i shkollimit.MODEL 4Reflektim dhe detyraProvoni vetenShkruani një përmbledhje për fragmentin e mëposhtëm, të shkëputur nga vepra “Historia e Skënderbeut”.“Asgjë të re, as të papritur nuk shoh këtu, kapedanë dhe ushtarë kryetrima, që të mos ma ndiente më parë zëmra dhe të mos më mbushte me shpresë, sa herë që unë sillja ndër mend tërë mall edhe bujarinë e lashtë të popullit, edhe shërbimet e veçanta dhe zyrtare tuaja ndaj babës tim, Gjonit. Dhe me të vërtetë, mos ma merrni për mburrje, por unë s’kam dyshuar kurrë, në asnjë çast të jetës sime, se, kur ruanja në zemër këtë qëllim, këtë dashuri për atdhe, kur ushqenja këto ndjenja për liri, këto dëshira të mia që s’më ndaheshin, ishin edhe tuajat. Kur ju më ftonit shpesh, në kohën që isha pranë Tiranit, me tërë dashurinë dhe gatishmërinë tuaj për këtë vepër, gjë që unë tani e kujtoj me kënaqësi dhe e them me mburrje, ju shkonte ndoshta në mend se e kisha harruar atdhenë, se e kisha harruar nderin tim dhe lirinë, me që ju kthenja prapë në shtëpi fort të pikëlluar, pa asnjë shpresë të sigurtë, pa asnjë shënjë të qartë të qëllimit tim. Po s’ka dyshim, qytetarë, se me atë heshtje time, me atë përulësi të shtime të shpirtit tim, unë mendoja për vehte dhe për ju…Marin Barleti1. Shkruani një përmbledhje rreth një faqe për romanin tuaj të parapëlqyer.2. Zgjidhni një poezi dhe në një paragraf përmbledhës shkruani përmbajtjen e saj.3. Gjeni një shkrim publicistik, lexojeni dhe përmblidheni shkurtimisht atë.4. Punë me grupe: Shkruani një përmbledhje me rreth 200 fjalë për Këngën e Gjergj Elez Alisë.163

