Page 166 - Demo
P. 166


                                    PUNË ME PROJEKT DRAMATIZIMRomeo dhe Zhuljeta, ecuria dhe kontrolli i projektitKontrolli i projektitFaza e dytë e projektit është proces vazhdimësie dhe nënkupton një punë sistematike individuale të secilit aktor.Gjatë kësaj kohe, aktori-nxënës:Ka lexuar, dëgjuar dhe parë në internet për interpretime të ngjashme të rolit të tij.Ka lexuar dhe rilexuar veprën.Ka ndarë në njësi më të vogla pjesët e tij.Ka parë me vëmendje rolin, fjalët dhe frazat, për t’u ambientuar jo vetëm me përmbajtjen, por edhe me specifikat emocionale, intonative etj.Ka studiuar personazhet e tjera që do të ndërveprojnë ose jo me të në skenë.Ka kuptuar dhe e ka të qartë mesazhin e veprës.Ka zbuluar dhe njohur kontekstet historike e kulturore të kohës në të cilën është shkruar vepra dhe të ngjarjes së përshkruar në të.Ka lexuar kritikë mbi veprën dhe mbi lojën aktoriale.Ka ndjekur ndonjë provë të kolegëve të tij.Ka bërë konsulta të vazhdueshme me regjisorin e shfaqjes.Ka përmirësuar veten gjatë provave.Ka provuar pa u lodhur.Ka demonstruar vullnet.Ka analizuar defektet e tij.Ka vendosur strategji për punën dhe disiplinën për të.Ka zgjedhur dhe përpunuar tonin e zërit etj. Mbledhja e grupit të punës Kjo fazë vjen pasi janë bërë më parë disa mbledhje në grupe pune dyshe, ose më të mëdha, dhe pasi nxënësi është konsultuar me regjisorin e shfaqjes.Në këtë mbledhje:Duhet të jenë të gjithë të pranishëm, pasi qëllimi nuk është të dëgjosh vetëm veten, por edhe të tjerët, dhe sidomos ata.Provohen rolet njëri pas tjetrit.Bëhen korrigjime të drejtpërdrejta dhe kërkohet përmirësimi i menjëhershëm i tyre.Vepron vendosmëria e regjisorit, shfaqet epërsia dhe roli i tij udhëheqës.Bëhet kriticizmi i kolegëve.Diskutohen pakënaqësitë për veten dhe të tjerët. Sqarohet puna dhe ecuria e gjithsecilit.Diskutohet në parim dhe me fakte.Ruhet etika. Bëhen përgjithësime, dallime dhe specifikime.Në fund arrihet një përfundim i përgjithshëm dhe reflektohet mbi gabimet.164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170