Page 167 - Demo
P. 167


                                    Prezantimi i punës individuale Bëhet prezantimi individual, i ulur nga vendi ose në këmbë, përballë të tjerëve, ose në rreth.Prezantimi çohet deri në fund edhe nëse ndërpritet nga vërejtjet apo ndërhyrjet e ndryshme.Prezantimi bëhet me letër përpara dhe mbahen shënime.Prezantimi konsiderohet një provë që duhet kaluar.Prezantimi mund të incizohet për ta dëgjuar sërish më vonë.Një provë individualeKjo provë duhet konceptuar si provë para publikut. Në mbledhjen mbi ecurinë e projektit, regjisori dhe kolegët janë një publik i vogël. Interpretimi individual fillon pas shpjegimit që secili jep për punën që ka bërë.Edhe interpretimi mund të regjistrohet për t’u dëgjuar a parë më pas.Sugjerime dhe vërejtje Vërejtjet bëhen direkt pas fjalës së secilit ose si përmbyllje për gjëra që u përkasin të gjithëve.Vërejtjet bëhen me radhë.Vërejtjet bëhen nga regjisori dhe nga kolegët (nëse sugjeron regjisori).Vërejtjet shënohen dhe reflektohen.Gjithmonë rekomandohet të shihet një model shfaqjeje i ngjashëm me atë që do të vihet në skenë.Kjo ndodh pas diskutimeve në mbledhjen e grupit dhe pas provës personale.Shfaqja fillimisht shihet e plotë.Në ditët në vazhdim shfaqja shihet edhe pjesë–pjesë.Përmes saj nxënësi mësohet me modelet më të mira të deriatëhershme, por mësohet të konstatojë edhe gabime të ndryshme.Detyra plotësuese për projektinPërcaktimi i materialeve ndihmëse, veshjeve dhe detajeve skenikeMaterialet ndihmëse (Në zgjedhjen e materialeve ndihmëse rol të rëndësishëm luan veçimi i detajit si mjet goditës dhe shprehës.):Veshjet dhe kostumet realizohen në përshtatje me:Detajet skenike (të rëndësishme në përcjelljen e emocioneve të drejtpërdrejta):- plotësojnë elementet e veprës dramatike! - zgjidhen me kujdes që të shkojnë me skenën, aktorët dhe subjektin! - kohën historike;- vendin e origjinës së veprës;- rolin dhe performancën e personazhit;- ngjyrat dhe stilin e përshkruar nga autori.- dritat, kontrastet dritë/errësirë;- ngjyrat e skenës;- zbukurimet e ndryshme;- këndi i vështrimit nga shikuesi;- lartësia ose distanca nga shikuesi;- orenditë etj.Lloji i muzikës zgjidhet në përshtatje me temën dhe atmosferën e subjektit (në këtë rast, tragjik).FAZA E DYTË165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171