Page 168 - Demo
P. 168
HUMANIZMI DHE RILINDJA EUROPIANE Zhvillimi i humanizmit dhe i Rilindjes europiane Koncepti i RilindjesTermi Rilindje përmbledh në vetvete dy kuptime: nga njëra anë, rilindjen e letërsisë, të arteve, të kulturës antike dhe, nga ana tjetër, rilindjen e njeriut, të angazhimit social dhe kulturor, të aspiratës së njeriut për të zgjedhur dhe për të organizuar vetë fatin e tij. Në shek. XVI fjalët “rilindje”, “rikthim në jetë”, “ringjallje”, përdoreshin nga intelektualët humanistë për të treguar rilindjen, rigjallërimin, ripërtëritjen e studimeve klasike dhe fillimin e një epoke të re, ku njeriu mbas shekujve “të errët” të mesjetës, zbuloi sërish vlerat e jetës, të artit, të shkencës, të lirisë dhe një botëkuptim optimist për jetën. Kufijtë historikë dhe periodizimi i qytetërimit humanist të RilindjesQë në fillim të shekullit XIV në Itali, në ambientet e Universitetit të Padovës, lindi një interes paksa i ndryshëm dhe më specifik për letërsinë dhe kulturën greko-romake. Shtysën vendimtare për studimet humanitare (filologjinë, poezinë, moralin, retorikën) e dha Françesko Petrarka me veprat e tij, me zbulimet e veprave të humbura klasike dhe me studimet filologjike. Prestigji i tij kulturor kontribuoi shumë në suksesin e kulturës së re. Një kontribut të rëndësishëm dha edhe Xhovani Bokaço, me futjen në Rilindja është një periudhë artistike dhe kulturore që lulëzoi në Itali në gjysmën e dytë të shekullit XIV dhe më pas u zhvillua dhe u përhap edhe në vende të tjera të Europës gjatë shekujve XV-XVI dhe, me ndonjë përjashtim, deri në fillim të shekullit XVII. Shek. XV është shekulli i njeriut universal, i zbulimit të njeriut dhe të natyrës, i individualiteteve gjeniale pa paragjykime, të etura për pushtet dhe lavdi.Xhakob BurkhardRafaelo Sancio, Parnasi, 1511Rilindja europiane 166

