Page 169 - Demo
P. 169
Firence të studimit të gjuhës greke, çka ndihmoi në formimin e një brezi të ri intelektualësh toskanë. Në shekujt XIV-XVI në Itali “rilindën” veprat e artit dhe të letërsisë antike greke e romake: në bibliotekat e manastireve dhe të kështjellave feudale u zbuluan vepra të Ciceronit, Eskilit, Euripidit, Homerit, Horacit, Ovidit, Sofokliut etj., kurse veprat e njohura të klasikëve u çliruan nga interpretimet e deformuara të shekujve të mëparshëm. Disa studiues mendojnë se periudha e Rilindjes fillon në shek. XI-XII, kurse të tjerë me Petrarkën dhe Bokaçon. E vetmja datë e sigurt për të cilën nuk ka dyshim është 1492, viti i zbulimit të Amerikës dhe i vdekjes së humanistit italian Lorenco de Mediçi, që e ndan periudhën e Rilindjes në dy faza: I. 1380–1492: Rivlerësimi dhe pjekuria e letërsisë, vepra humaniste me karakter shkencor, filozofik dhe filologjik. II. 1492-1545: Kulmi i Letërsisë së Rilindjes. Shkrimtarë humanistë italianë deri më 1492 janë Luixhi Pulçi, Anxhelo Policiano, Jakobo Sanaxaro, Lorenco de Mediçi etj. Faza mbas 1492 shënon pjekurinë dhe kulmin e letërsisë dhe të kulturës së Rilindjes. Shkrimtarë italianë të kësaj periudhe janë Ludoviko Ariosto, Nikolo Makiaveli, Pietro Bembo, Baldasar Kastilione. Humanizmi dhe RilindjaDjepi i humanizmit dhe i Rilindjes europiane, ishte Italia. Humanizmi është shprehja e parë thelbësore e Rilindjes që erdhi prej rizbulimit dhe këndvështrimit të ri në të cilin u pa letërsia dhe kultura antike. Humanizmi është kultura e qytetërimit të Rilindjes që thekson momentin ideologjik-kulturor, vetëdijen e periudhës historike, ndërsa vetë Rilindja i referohet ngjarjeve artistike dhe dukurive sociale, qytetërimit në tërësinë e vet. Termat humanizëm, humanist, përveç karakterit njerëzor, theksojnë edhe dëshirën e njeriut për dituri. Në këtë periudhë, artisti u bë figurë qendrore dhe luajti rol parësor. Ai u paraqit shpesh si model i njeriut, zot i fateve të veta dhe krijues i suksesit të tij. Manifest i humanizmit mund të konsiderohet teksti Diskutim për dinjitetin e njeriut në kozmos, 1488, i humanistit italian Piko dela Mirandola, që lartëson vullnetin e lirë dhe dinjitetin e njeriut. Rilindja e kulturës së antikitetit solli një epokë të re krijimesh mbi bazën e veprave të deriatëhershme. Arti i antikitetit u bë baza e artit të ri. Filipo Bruneleski, Donatelo dhe Paolo Uçelo zbuluan perspektivën dhe e zbatuan atë përkatësisht në arkitekturë, skulpturë dhe pikturë. Artet figurative dhe arkitektura, të udhëhequra nga ideali estetik i përputhjes mes bukurisë formale dhe vlerës shpirtërore e morale, arritën shkëlqimin e tyre me artistë si Leonardo Da Vinçi, Rafaelo Sancio, Ticiano, Mikelanxhelo Buonaroti etj. Letërsia e Rilindjes, realiste dhe optimiste, mori nga autorët greko-latinë frymën demokratike, idetë e thella dhe bukurinë formale (stilin dhe shprehjen estetike). Shkrimtarët e Rilindjes përdorën gjuhën kombëtare dhe jo gjuhën latine për të përshkruar Letërsinë e tyre të Rilindjes, italianët e ndajnë në tri faza: I. 1380-1469 parapëlqehet latinishtja si gjuhë e veprave; II. 1469-1492 rimëkëmbet letërsia e shkruar në gjuhën italiane; III. 1492-1545 mbizotërim i letërsisë së shkruar në gjuhën italiane.Manastiret u shndërruan në laboratorë të riprodhimit të librave. Murgjit i kopjonin me dorë librat e gjetur, prandaj quheshin shkrues ose kopistë. Piko dela Mirandola(1463-1494)167

