Page 17 - Demo
P. 17
të romanit dhe të ndërtimit të subjektit. Përveç këtij klasifikimi, studiuesit bëjnë edhe dallimin mes romanit tradicional dhe atij modern, për shkak të ndryshimeve që vihen re te fabula, zhvillimi i ngjarjeve në kohë dhe në hapësirë, personazhet, pozicioni i rrëfimtarit, perspektiva e rrëfimit etj. Në pamje të parë duket sikur romani zëvendësoi dhe i zuri vendin epikës dhe vazhdoi të luante të njëjtin funksion të saj. Kjo pasi romani u afirmua pikërisht në momentin kur poema epike dhe koncepti aristokratik për botën, që e reflektonte ky zhanër, u shpërbënë. Të dyja këto gjini ofrojnë një vizion të plotë dhe kompleks për botën që paraqesin: nëpërmjet ngjarjeve individuale ato komunikojnë të gjithë konceptimin e një populli dhe të një klase sociale në një epokë të caktuar, ku përfshihen: vetëdija fetare, jeta politike dhe familjare, mënyra e jetesës, ndjenjat, mjetet e përmbushjes së nevojave materiale, të gjitha aspektet e jetesës. Këto aspekte lexuesi i ndesh si një afresk gjigant të shumëllojshëm, që krijon sfondin duke u ndërthurur me ngjarjet e personazheve. Por duhet thënë se romani nuk rrodhi nga poema epike dhe mes tyre ka shumë ndryshime.PoeziaPoezia dallohet nga gjinitë e tjera letrare, për shkurtësinë dhe lidhjen e fuqishme të elementeve të të gjitha rrafsheve: rrafshit tingullor, leksikor, semantik e sintaksor. POEZIA LIRIKE Kjo gjini ka në thelb të saj shprehjen e mendimeve dhe të ndjenjave, të cilat, zakonisht, autori parapëlqen t’i komunikojë në vetë të parë. Poezia lirike e ruan aftësinë e lidhjes së drejtpërdrejtë me lexuesin dhe lexohet si ligjërim subjektiv që ka të bëjë me një realitet ndjenjash. Poezia lidhet me shpërthimet lirike, që përshtaten në forma shprehëse poetike (të rimuara ose jo), sipas zgjedhjes së poetit. Për shkak të përqendrimit në një moment të caktuar, ai i kushton rëndësi përzgjedhjes së fjalëve. Në lirikë kanë rëndësi: efekti, ritmi, tingulli dhe harmonia mes tyre. Përgjithësisht bëhen tre klasifikime të poezisë lirike. Përveç ndarjes në lirikë tradicionale dhe moderne, bëhet edhe klasifikimi në bazë të tematikës dhe të formës: poezi dashurie, të natyrës, atdhetare, sociale, fetare, meditative, filozofike. himn, idil, sonet, ode, elegji, ditiramb, epitalmus etj. Midis prozës dhe poezisë është edhe një lloj i ndërmjetëm krijimi, proza poetike, në të cilën autori flet në vetë të parë dhe e përzgjedh gjuhën si te poezia, por njëkohësisht edhe e ndërlikon ligjërimin si te proza. Shembull tipik i këtij lloji në letërsinë shqipe është vepra Pasqyrat e Narçizit e Ernest Koliqit.Romani i shek. XIX Romani i fillimshek XXIndividi ndjen dhimbje. Individi ndjen ankth, angështi.Individi përfshihet me vetëdije dhe i njeh shkaqet e dhimbjes.Individi ndjen siklet dhe është në gjendje sëmundjeje të vazhdueshme, të pacaktuar, në gjendje depresive, motivet e së cilës mbeten të panjohura.Idetë përshkruajnë raportet mes sendeve dhe janë shprehje të realitetitKonceptet “ndërtojnë realitetin”, nuk shprehin thelbin e sendeve, janë instrumente të përshtatshme për të fituar rezultate praktike.Klasifikimi i romaneveTematika Qëndrimi i autorit dhe toni i romanit Ndërtimi i subjektit- fantastik- fantastiko-shkencor- filozofik,- historik- policor- psikologjik,- shoqëroretj.- didaktik- humoristik- sentimentaletj.- paralel- unazor- zinxhirorRomani i shek. XIX Romani i fillimshek XXIndividi ndien dhimbje. Individi ndien ankth, angështi.Individi përfshihet me vetëdije dhe i njeh shkaqet e dhimbjes.Individi ndien siklet dhe është në gjendje sëmundjeje të vazhdueshme, të pacaktuar, në gjendje depresive, motivet e së cilës mbeten të panjohura.Idetë përshkruajnë raportet mes sendeve dhe janë shprehje të realitetitKonceptet “ndërtojnë realitetin”, nuk shprehin thelbin e sendeve, janë instrumente të përshtatshme për të fituar rezultate praktike.15

