Page 170 - Demo
P. 170
ndjenjat, dëshirat, mendimet, idetë e problemet e njeriut. Lulëzuan të gjitha gjinitë: poezia lirike e ndikuar nga sonetet e Petrarkës dhe modelet e klasikëve (Pierr de Ronsar, Tomas Uajt, Henri Hovard Serrej, Filip Sidnej, Edmund Spenser etj.); poema (Ludoviko Ariosto, Torkuato Taso); proza e ndikuar nga novelat e Xhovani Bokaços dhe Xhofri Çoserit, Mateo Bandelos, Fransua Rabëles, Robert Grinit etj.; drama (komedia: Ludoviko Ariosto, Nikolò Makiaveli etj.; tragjedia: Kristofer Marloutetj.); satira (Erazm Roterdami, Ludoviko Ariosto, Fransua Rabële etj.) Filozofia e RilindjesNë shek. XV-XVI filozofia e re laike, e çliruar nga teologjia, tregoi interes për konceptet materialiste dhe krijoi raporte të reja me historinë, artin e filologjinë. Kujdes i veçantë u tregua për shkencat: astronominë, gjeografinë, historinë, fizikën dhe matematikën. Temat e mëdha të humanizmit ishin hapësira dhe koha, raporti klasike-moderne, suksesi dhe fati, pjesëmarrja e njeriut në jetën civile e politike, vullneti i lirë, natyra, kënaqësia, virtyti, lavdia, lartësimi i fjalës dhe misioni i të urtit. Ideali i humanistëve të Rilindjes ishte njeriu me kulturë, me shije estetike, me virtyte morale e sociale. Njeriu i vetëdijshëm për zotësinë e tij, i guximshëm, me besim në forcat e veta, me vëmendjen e kthyer te jeta tokësore, me mundësi të pakufishme për zhvillimin e lirë e të gjithanshëm të personalitetit, i pajisur me mendim të pavarur dhe frymë kritike, farkëtar i fatit të vet dhe krijues i lumturisë personale, u bë objekt i vëzhgimeve dhe i studimeve shkencore për vlerësimin e sjelljeve të tij. Objekt tjetër i studimit shkencor dhe i reflektimit filozofik, ishte natyra.Përveç interesit të veçantë për njeriun si qendër e universit, e shkencës, e veprave letrare dhe artistike, risi e humanistëve ishte trajtimi i së kaluarës, të cilën ata e panë si të shkëputur dhe të largët, të ndarë tashmë nga e tashmja: e kaluara ose refuzohet (siç bënë me mesjetën) ose pranohet dhe lartësohet (siç bënë me periudhën klasike). Megjithatë, kultura humaniste futi në qytetërimin e Rilindjes edhe elemente të shfaqura në shekujt e mëparshëm, si: individualizmin, laicizimin e kulturës, karakterin natyror të jetës, mësimet e klasikëve. Përfaqësuesit kryesorë në EuropëRilindja, që u shfaq në Europë në kohë të ndryshme, u zhvillua në mënyra të ndryshme dhe mori karakteristika të veçanta në Itali, Angli, Francë, Gjermani, Spanjë, Hungari, Poloni, Bohemi (Pragë) etj. Qendra e zhvillimit të humanizmit, ishte Italia. Në përhapjen dhe zhvillimin e tij ndihmuan përkthimet e humanistëve italianë, udhëtimet (në Itali dhe në shtetet europiane) dhe koncilet fetare. Humanizmi ishte një dukuri që i kaloi kufijtë kombëtarë dhe krijoi një komunitet ndërkombëtar të njerëzve të ditur që përdornin të njëjtën gjuhë, latinishten, dhe kishin të njëjtat vlera, pavarësisht origjinës së tyre. Përfaqësuesit më të mëdhenj të ndërkombëtarizimit të kulturës humaniste-rilindëse në Europë janë Erazm Roterdami dhe Tomas Mori. Erazm Roterdami në veprën e tij Lavdërim i marrëzisë, fuqinë e krijimit, çmendurinë, ia kundërvë erudicionit mediokër. Pas kritikës filologjike që u bëri Erazm Roterdami(1466-1536)Rafaelo Sancios, Martesa e Virgjëreshës, 1504 168

