Page 171 - Demo
P. 171
Studim tekstiteksteve të shenjta, ai u përpoq të harmonizonte klasicizmin e pastruar nga paganizmi me krishterimin e pastër origjinal ungjillor. Erazmi e refuzoi vizionin jotolerant të Martin Luterit dhe pesimizmin e tij për natyrën njerëzore. Anglezi Tomas Mor shkroi romanin Utopia, në të cilin përshkruhet jeta në një ishull imagjinar të quajtur Utopi. Aty, shoqëria mbështetej në pronën shoqërore dhe populli jetonte i lumtur dhe i lirë. Idetë e Rilindjes lulëzuan në Angli në gjysmën e dytë të shek. XVI. Në këtë periudhë u përkthye letërsia klasike dhe ajo e Rilindjes europiane, lulëzoi filozofia, arti e letërsia me poetët Tomas Uajt, Henri Hovard Serrej, Edmund Spenser, Filip Sidnej; romancierët, novelistët e dramaturgët Robert Grin, Tomas Kid, Kristofer Marlou etj. Krijimtaria e këtyre shkrimtarëve parapriu dhe përgatiti ardhjen e veprës madhështore të Uilliam Shekspirit. Në Francë studiuesit më të mëdhenj humanistë, ishin Lefevre d’Etalp dhe Gijom Bude. Kulti i së bukurës, eleganca e formës, harmonia dhe zhdërvjelltësia e stilit janë karakteristika të lirikës (poetët Plejadës: Zhan Dora, Pjer Ronsar, Zhoakin Dy Bele) të novelës (Margarita di Navara) dhe të romanit satirik (Fransua Rabële). Rabële, përfaqësuesi më i madh i letërsisë humaniste frënge dhe një nga shkrimtarët satirikë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në romanin Gargantua dhe Pantagruelshpreh botëkuptimin e ri humanist dhe idetë pedagogjike për zhvillimin e mendimit të lirë kritik dhe të personalitetit të pavarur te fëmija. Në Gjermani humanistët kryesorë ishin Ulrih von Huten dhe Filip Melanton, të cilët shkruan dialogë satirikë, pamflete, parodi (Letrat e njerëzve të errët, Dialogët e Ulrih Von Huten etj). Në Spanjë humanizmi u përhap në gjysmën e dytë të shek. XV, falë humanistëve italianë dhe spanjollëve Antonio de Nebrija dhe Jimenes de Cisneros. Mendimi humanist dhe rilindës shpërtheu me forcë në veprën e Migel Servantesit dhe Lope de Vegas. Kriza e interpretimeve mbi RilindjenPër periudhën e Rilindjes, prej pesë shekujsh janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen interpretime të ndryshme, shpesh të kundërta, në lidhje me mitin e njeriut të Rilindjes, vazhdimësinë mes Mesjetës dhe Rilindjes etj. Zhvillimi i humanizmit dhe zbulimi i vlerave individuale e mondane nga ana e intelektualëve nuk i fshiu paragjykimet dhe privilegjet e vjetra. Përhapja e modeleve klasike, e idealit të ekuilibrit, të përsosmërisë, të harmonisë nuk ishte as sunduese dhe as ndikuese në masë të gjerë për të gjithë artistët dhe autorët. Qytetërimi i Rilindjes ishte kompleks, me konflikte, kontradikta shoqërore të ashpërsuara, keqkuptime, iluzione. Gjatë saj vazhduan, madje disa herë u përforcuan, struktura dhe mosmarrëveshje të vjetra dhe u ndërthurën elemente kulturore e sociale heterogjene. Sot mbizotëron bindja se kthesa epokale ka ndodhur menjëherë pas mijëvjeçarit të parë, qëkur filloi zhvillimi urban. 1. Si mundën të rilindeshin kultura dhe arti në shërbim të njeriut në këtë epokë plot jetë?2. Shpjegoni konceptin më të rëndësishëm të epokës, rilindjen e njeriut. Ç’vlera mori ai?3. Diskutoni në grupe për temat e mëdha të humanizmit dhe idealin e rilindësve.4. Analizoni termat humanizëm dhe rilindje, duke shpjeguar marrëdhënien e varësisë midis tyre.5. Flisni për kontributin e Petrarkës dhe të Bokaçios.6. Në ç’mënyrë ndikoi kultura greke në veprat dhe idealet e Rilindjes? 7. Artisti gjatë kësaj epoke luante rol kryesor. Flisni mbi kontributet e një artisti të madh, përmes vepës së tij, siç është rasti i Mikelanxhelos. 8. Shpjegoni një risi të Rilindjes në një nga veprat e kësaj kohe.9. Gjeni mendime të ndryshme mbi zhvillimet e artit dhe të letërsisë në kohën e Rilindjes.Piktori Gustav Dore, në pikturën Fëmijëria e Pantagruelit, paraqet personazhin e Rabëlesë.169

