Page 172 - Demo
P. 172


                                    Gjatë shek. XVI Spanja kaloi një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Luftërat e gjata dhe emigrimi pakësuan popullsinë. Aristokracia feudale-fisnike e re, që quhej Hidalgo, nuk punonte sepse e kishte për turp dhe rronte me kujtimin e madhështisë së kohës së kaluar. Miguel de Servantes Saavedra, shkrimtar, romancier, poet dhe dramaturg spanjoll, lindi në Alkala de Henares, pranë Madridit, më 29. 09. 1547. Fëmijërinë e kaloi në qytete të ndryshme, pasi babai i tij, ndihmësmjek, ndryshonte vazhdimisht vend pune. Në vitin 1568, student në kolegjin e shkencave humane të humanistit Juan Lopez de Hojo, ai botoi disa poezi. Miguel de Servantes Saavedra (1547-1616) Jeta dhe vepra Përvoja italiane dhe beteja e LepantosNë vitin 1569, Servantesi shkoi në Romë, në Itali, që t’i shpëtonte një dënimi për plagosje. Udhëtoi në qytete të ndryshme të Italisë, si Firence, Venecia, Ferrara, Palermo, Napoli. Në vitin 1570 u bashkua me ushtrinë spanjolle dhe në vitin 1571 mori pjesë në betejën e Lepantos, ku dëmtoi rëndë krahun e majtë. Këtë betejë, që i la shumë mbresë, e konsideron, në prologun e pjesës II të romanit, si një nga ngjarjet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë. Mbasi mori pjesë edhe në disa beteja të tjera, më 1575 vendosi të kthehej në Spanjë. Rrugës anija u sulmua nga piratët dhe ai bashkë me të vëllanë u mbajtën rob për pesë vjet në Algjeri.  Kthimi në Spanjë dhe krijimtaria letrareMbas kthimit në atdhe, Servantesi kaloi vite të vështira për shkak të problemeve ekonomike, zhgënjimit për indiferencën e treguar ndaj tij dhe martesës që nuk zgjati. Punoi si nëpunës në flotë e si mbledhës taksash në krahina të ndryshme të Andaluzisë. Gjatë kësaj kohe shkroi dhe vuri në skenë rreth njëzet pjesë teatrale, prej të cilave kanë mbijetuar Jeta në Algjeridhe Rrethimi i Numantias. Kjo e fundit trajton një episod heroik nga lufta e banorëve të lashtë të Spanjës kundër pushtuesve romakë, të cilët parapëlqejnë më mirë të vdesin, sesa të bien në duart e armikut. Në vitin 1585 botoi romanin baritor Galatea. Në Sevilje ia besoi paratë e arkës një mashtruesi, i cili u largua bashkë me to. Servantesi, i akuzuar për abuzime financiare, u burgos tri herë (1592, 1597, 1602). Shkoi në Valadoil ku u akuzua si i përfshirë në vrasjen e një kalorësi dhe më pas, u transferua me oborrin mbretëror, në Madrid. Beteja e Lepantos, mes flotës turke dhe asaj të Lidhjes së Shenjtë, 07. 10. 1571Aleho Vera Estaka,Fundi i Numantias, 1882170
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176