Page 173 - Demo
P. 173
Veprat e viteve të funditMë 1605 botoi pjesën e parë të romanit Don Kishoti, ndërsa më 1613 Novelat didaskalike, sipas modelit të novelës së Rilindjes italiane, që e shkroi në përshtatje me karakterin kombëtar spanjoll. Në ndryshim nga tradita e tregimeve mesjetare, ai predikon dashurinë për jetën, trimërinë, modestinë, moralin, shpirtmadhësinë. Më 1614 botoi Udhëtim në Parnas, dhe një vit më vonë pjesën e dytë të Don Kishotit dhe Tetë komedi dhe tetë intermexo ku, nëpërmjet trajtimit të jetës së fshatarëve, zejtarëve, studentëve, gjykatësve, hajdutëve, klerit etj., demaskon veset e njeriut, sharlatanët, tiraninë e burrave ndaj grave dhe vë në lojë naivitetin, llafazanërinë, dobësitë e njeriut etj. Pas vdekjes, u botua Mundimet e Persilës dhe të Sixhizmondës. U nda nga jeta në Madrid, më 23. 04. 1616. Kjo datë, e cila përkon edhe me atë të vdekjes së Uilliam Shekspirit, është shpallur nga UNESCO si dita ndërkombëtare e librit dhe e së drejtës së autorit. Rilindja dhe ServantesiHumanistët e periudhës së Rilindjes, ashtu si edhe poetët e lashtësisë, flisnin shpesh për shekullin e artë, ku njerëzit ishin të lumtur dhe të lirë, pa varfëri dhe vuajtje, sepse mbretëronte virtyti, barazia, paqja dhe harmonia. Don Kishoti mori përsipër barrën e kalorësit të arratisur pikërisht që t’u japë drejtësinë njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e tij. Ai ngre lart virtytin dhe beson në triumfin e tij (I, 47); vlerëson dhe ka respekt për njeriun e drejtë, të ndershëm e punëtor sepse, siç thotë ai: gjakun e fisnikërojnë virtytet; nderimin më të madh e meriton varfanjaku i drejtë, sesa mëkatari pasanik (II, 32). Ai idealizon shekullin e artë ku mbretëronte miqësia, paqja dhe harmonia dhe kritikon të tashmen, duke thënë se: në kohën tonë plogështia ngadhënjen mbi dëshirën, kotësia mbi punën e zellshme, vesi mbi virtytin, arroganca mbi trimërinë (II, 1), prandaj kërkon që njerëzit të gjejnë sërish harmoninë e tyre të natyrshme, drejtësinë, botën pa vese. Si kalorës i arratisur, ai kishte njohuri universale në disa fusha të dijes e shkencës, pra mund të konsiderohet si mishërim i “njeriut universal” të Rilindjes europiane, sepse siç shprehet dhe ai vetë: Shkenca e Kalorësisë së Arratisur... përfshin në gji të saj pothuaj të gjitha shkencat e botës, sepse ai që e ushtron duhet të jetë jurist, teolog, mjek, astrolog, matematicien (II, 18). Don Kishoti, me ndjenja të forta sublime, mendon se liria është dhurata më e çmuar që i është dhuruar nga qielli njeriut, e pakrahasueshme me asnjë lloj thesari. Për hir të lirisë dhe të nderit, duhet rrezikuar edhe jeta, sepse robëria është fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut. “Don Kishoti i Mançës ka qenë, për çdo kohë e për çdo vend, një nga veprat më popullore të botës, popullore edhe për çiliminjtë edhe për filozofët e vrenjtur, si Kanti dhe Shopenhaueri. Po kjo vepër nuk do të ishte aq e bukur, sikur të na bënte vetëm të qeshim. Na bën edhe të qajmë.”Fan NoliDon Kishoti dhe Sanço Pança171

