Page 174 - Demo
P. 174


                                    “Servantesi është njëri nga përfaqësuesit më të lartë të humanizmit erazmian, shpikës i çmendurisë si kritikë e përvojës.” Ameriko KastroPasi u çtiliks nga leqet e lozonjares Altisidorë dhe doli në fushë të hapur, Don Kishoti ndjeu se po i kthehej përsëri hovi i mëparshëm i papërmbajtur dhe se fuqitë shpirtërore po i përtëriheshin për të vazhduar më tej misionin e tij kalorësiak. Dhe, i kënaqur, u kthye nga Sançoja dhe i tha:  - Liria, o Sanço, është një nga dhuratat më të paçmuara, që nuk mund të krahasohet me të asnjë thesar; as me ato që fshihen në barkun e dheut, as me ato që ndodhen në fushë të detit. Për liri, ashtu si edhe për nder, duhet e ia vlen që njeriu të rrezikojë jetën; kurse robëria është, përkundrazi, nga të gjitha të këqijat që mund t’i ndodhin njeriut, ajo më e keqja. Dhe këtë ta them, o Sanço, sepse ti e pe se si na nderuan në atë kështjellën që lamë pas dhe se si na rrethuan me të gjitha të mirat: po ja prapë. Me gjithë ato të ngrëna të zgjedhura e ato të pira freskonjëse me të cilat na gostitnin bujarisht, unë personalisht e ndieja stomakun tek ma shtrëngonte uria me darët e saj, dhe kjo sepse nuk i shijoja dot aq shkujdesisht e çiltërsisht, sikundër që do t’i kisha shijuar sikur të kishin qenë të miat; sepse detyrimet dhe mirënjohja që bamirësitë dhe nderet të ngarkojnë, janë pranga të rënda për shpirtin dhe për lirinë. I bekuar është ai të cilit qielli i hedh një copë bukë, për të cilën nuk i detyron mirënjohje njeriu. M. De Servantes Saavedra, Don Kishoti, P. II/58, Përkth. P. Zheji, Tiranë, 2003, f. 533Pol Gustav Dore, Don Kishoti shpëton bariun nga padroni, 1869Studim teksti Rëndësia e ServantesitVeprat e tij kanë përmbajtje realiste dhe moraliste dhe stil që përmirësohet nga vepra në vepër. Sprovat e tij në gjini të ndryshme (poezi, tragjedi, komedi, novela) e çuan drejt një prej kryeveprave të letërsisë botërore, të konsideruar si romani i parë modern europian.Sipas shkrimtarit Milan Kundera, Servantesi është themeluesi i “kohëve moderne” bashkë me Galileon dhe Dekartin. Sipas tij, nëse Dekarti ishte heroik, sepse vendosi njeriun të vetëm përballë universit, po aq heroik ishte dhe Servantesi në trajtimin e botës si dykuptimësi, duke zotëruar të vetmen siguri, “urtësinë e pasigurisë”. 1. Si ndikuan udhëtimet, shkollimi dhe ngjarjet e mëdha të kohës në krijimtarinë e mëvonshme të Servantesit?2. Cilat janë veprat e para dhe gjinitë që lëvroi ky autor?3. Përshkruani ndryshimet në tematikën e veprave nga Novelat didaskalike deri te Don Kishoti. Si kalon autori nga forma predikuese në atë demaskuese? Ç’atmosferë dhe frymë përmbajnë këto vepra?4. Diskutoni mbi vlerat humane që përcjell vepra. 5. Si i përfaqëson përmes saj idealet e mëdha të Rilindjes Servantesi? 6. Si përcillet ky idealizëm? 7. Flisni për ndjenjën sublime të lirisë, e cila gjatë gjithë veprës qëndron përballë robërisë shpirtërore.172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178