Page 175 - Demo
P. 175


                                     ANALIZË E VEPRËSDon Kishoti i Mançës Konteksti letrar dhe arsyet e krijimit të një kryevepreNë shek. XV në Spanjë botoheshin shumë romane kalorësiake dhe aventurash, nga të cilat Servantesi mori përkatësisht figurën e kalorësit të arratisur dhe atë të shqytarit. Servantesi e shkroi romanin për të kritikuar librat e kalorësisë dhe shoqërinë e kohës, si dhe për të parodizuar klasën e hidalgove. Për t’i kumtuar shoqërisë së kohës atë që nuk guxonte t’ia thoshte askush, ai krijoi Kalorësin e Fytyrës së Vrerosur, marrokun që s’ka frikë nga askush dhe që dialogon për fenë, politikën, drejtësinë, moralin, letërsinë, të bukurën etj., me shqytarin e tij, ish-rojtarin e patave. Me pamjen, gjuhën dhe bëmat e Don Kishotit, Servantesi parodizoi etikën kalorësiake. Don Kishoti e shihte botën sipas paraqitjes së romaneve kalorësiake dhe nuk e bënte dallimin mes letërsisë dhe jetës: bujtinat i duken si kështjella, prostitutat si zonja fisnike të kështjellës, tregtarët e Toledos si kalorës shtegtarë, mullinjtë e erës si katallanë me shumë duar, kopeja e deleve si luftëtarë, kodrat si koka viganësh etj. Autori demaskon trukun e librave kalorësiakë, duke i kthyer situatat tradicionale të romanit kalorësiak, të lavdishme e heroike, në qesharake (Don Kishoti në Sierra Morena, i çmendur nga dashuria për Dylqinjën, thotë që do të grisë rrobat, do ta flakë uniformën, do ta përplasë kokën pas shkëmbinjve, ashtu si heroi i librave kalorësiakë, Amadisi i refuzuar nga princesha Orianë).  Struktura e romanitServantesi përdori një strategji origjinale në ndërtimin e romanit, duke mëtuar se e shkroi mbi bazën e një dorëshkrimi të gjetur të shkrimtarit arab Sid Hamid Benhalili. Pra, sipas tij, ai nuk është autori i parë, babai, por njerku i Don Kishotit. Shndërrimi në autor të dytë, e bën atë autor të gjithëdijshëm: ai shfaqet si relator, kritik, ndërmjetës mes tekstit dhe lexuesit, kurator i romanit, lexues e përkthyes. Romani i romaneve, Don Kishoti përbëhet nga dy pjesë: Pjesa I (e përkthyer nga Fan Noli), përbëhet nga Prologu dhe nga 52 kapituj, të ndarë në katër pjesë (1-8, 9-14, 15-27, 28-52) dhe Pjesa II (e përkthyer nga Petro Zheji), përbëhet nga Prologu dhe nga 74 kapituj. Në Pjesën I, Don Kishoti realizon 2 dalje të treguara përkatësisht në kapituj I-VI dhe VII-LII, ndërsa në Pjesën II ai realizon daljen e tretë (Kishoti bëri tri dalje dhe 40 beteja). Në Pjesën I, mbasi e ktheu heroin e tij në shtëpi, Servantesi, edhe pse Amadis de Gaula, është një poemë kalorësiake, me personazh kryesor një kalorës të arratisur, shumë në modë në Gadishullin Iberik në shek. XVI. U botua për herë të parë në vitin 1508 nga Garci Rodriguez de Montalvo. Rosalba Busani, Don Kishoti, 2000173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179