Page 176 - Demo
P. 176
përmend një dalje të tretë në Saragoza, jep përshtypjen sikur i ka dhënë fund historisë me vargun e L. Ariostos: “Kush mund, le të këndojë, ca më bukur”, gjë që krijoi idenë se edhe ndokush tjetër mund ta vazhdonte historinë. Më 1614 doli një vëllim i dytë i Don Kishotit, me pseudonimin Alonso Fernandez de Avellaneda. Servantesi, i cili kishte arritur në gjysmën e Pjesës II, e përshpejtoi punën dhe e botoi më 1615 atë. Ai e paraqet Don Kishotin e tij “të vërtetë”, të kundërt me atë të veprës apokrife, prej së cilës ndërroi edhe aventurën e Saragosës së deklaruar në fund të Pjesës I (II, 59). Në roman janë ndërfutur edhe disa novela baritore dhe sentimentale, sonete, epitafe etj., që krijojnë përzierje stilesh dhe gjinish në roman. SubjektiRomani hapet me një prolog, ku autori e paraqet veprën e tij si një vepër me stil të thjeshtë e pa retorikë, që ka si objektiv kritikën ndaj romaneve kalorësiake dhe kënaqësinë e leximit të një vepre që do ta bëjë lexuesin të qeshë, të ëndërrojë dhe të kuptojë kotësinë dhe rrezikun e romaneve kalorësiake.Pjesa e parëNë kreun e parë njihemi me protagonistin e romanit, Don Alonso Kijano (Kijada, Kesada, Kishano), një hidalgo 50-vjeçar nga Mança (që këtu fillon parodia, sepse Mança nuk njihej për veprimtari kalorësie), i fortë, i hollë, që zgjohej herët, që i pëlqente gjuetia dhe të lexonte (natë e ditë) libra kalorësiakë dhe që jetonte me kujdestaren, mbesën e një shërbëtor. Diskutimet për këta libra me priftin dhe berberin ia rritën pasionin për librat derisa e humbi toruan (u marros). Kështu që një ditë mori vendimin që për nderin e tij dhe për shërbimin e shtetit të bëhej kalorës i arratisur dhe të shëtiste nëpër tërë botën... të kërkonte... të gjitha ato që kish kënduar se bënin kalorësit e arratisur, duke ndrequr çdo padrejtësi, duke përballuar çdo andrallë dhe çdo rrezik dhe duke fituar famë e nam të përjetshëm, pse jo edhe kurorëzimin si mbret i Trapesundrës. Kalin e tij gërdallë e pagëzoi Rosinant (gërdalla e të gjitha gërdallave), veten e quajti Don Kishot (Muskulmbuluari), zgjodhi zonjën me të cilën do të binte në dashuri, një fshatare shumë të bukur të quajtur Aldonza Lorenzo, të cilën e pagëzoi me emrin Dylqinja e Tobozës. Mori armët e vjetra të familjes, i pastroi, i rregulloi dhe bëri daljen e parë. Pasi kurorëzohet kalorës në një kështjellë (han) nga kështjellari (hanxhiu) dhe dy dama, i lumtur e i gëzuar takon dhe çliron në pyll bariun nga padroni. Më pas takon disa tregtarë nga Toledo, të cilëve u kërkon që të nderojnë Dylqinjën, por ata e rrahin. Kështu, detyrohet të kthehet në fshat, ku prifti dhe berberi e mjekojnë dhe i djegin shumicën e librave. Mbasi shërohet, i mbush mendjen fqinjit të ndershëm, pa shumë tru në kokë, Sanço Pança, që të bëhet shqytar i tij me premtimin se, pas fitores së tij, do ta bënte guvernator në ndonjë ishull. Mbas kësaj bën daljen e dytë, episodet kryesore të së cilës, ku Don Kishoti shfaqet mbi kalë dhe Sanço Pança mbi gomar, janë: lufta “Don Kishoti e nisi aventurën për të vërtetuar se librat thonë të vërtetën, por ngjarjet e treguara në dy pjesët e romanit tregojnë se bota nuk u ngjan romaneve: mes fjalëve dhe gjërave, ka një hendek të pakapërcyeshëm dhe Don Kishoti është viktimë e tij.” Mishel FukoUollter Krein ilustron momentin kur Don Kishoti u kurorëzua kalorës. Ilustrim i episodit me mullinjtë e erës, bërë nga drejtori i revistës italiane Il Caffè, prof. Valter PedulaDon Kishoti dhe Dylqinja174

