Page 177 - Demo
P. 177
kundër mullinjve të erës; sulmi që i bën karrocës së gruas së shoqëruar nga priftërinj e kalorës, për të çliruar “princeshën”; episodi me pelat jangueze; episodi me shërbëtoren Maritorna dhe të dashurin e saj xheloz; lufta me kopetë e deleve (ushtrinë shumëkombëshe) ku thyen dy brinjë, dhëmbë e dhëmballë; aventura me kufomën që transportonin priftërinjtë dhe pagëzimi si Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur/ së Trishtme nga Sanço Pança; historia me tasin e berberit që i duket si helmeta e Mambrinit; çlirimi i të burgosurve; tërheqja e Don Kishotit për meditim në Sierra Morena; largimi i Sanço Pançës me një letër për Dylqinjën; prifti dhe berberi e bindin Don Kishotin të kthehet në shtëpi; beteja me shakujt e verës; tregime e biseda për virtytin dhe për romanet kalorësiake. Pjesa e dytëEpisode kryesore të kësaj pjese janë: nisja për në Tobozë për të marrë bekimin e Dylqinjës dhe zhgënjimi për shndërrimin e saj nga magjistari në një fshatare injorante; takimi me aktorët endacakë që e gjuajnë me gurë; dueli me Kalorësin e Pasqyrave (studenti i Salamankës Korrado Karrasko i maskuar që kërkon ta kthejë në fshat) ku del fitimtar dhe vazhdon aventurat; marrja e titullit Kalorës i Luanëve; takimi me Kalorësin e Cibunit Jeshil (Pelerinës së Gjelbër); dasma e bukuroshes Qiterra me bariun Vasil; zbritja e Don Kishotit në shpellën e Montesinos; shfaqja Çlirimi i Melisandrës nga Gajfero në teatrin me kukulla të Maese Pedros; historia me pëllitjen e gomarit; aventura me barkën e magjepsur; takimi me dukën e dukeshën dhe qëndrimi në kështjellën e tyre (II, 30-57) ku kulmojnë aventura me Merlinin, aventura me Trebishtinën dhe kalin Klavilenjo dhe emërimi i Sanços si guvernator; lajmi për daljen e librit të Avellanedës dhe ndryshimi i planit për të marrë pjesë në garën kalorësiake të Saragozës; takimi me barinjtë dhe bareshat e Arkadias dhe me tufën e buajve; aventurat e rrugës për në Barcelonë; humbja në duelin me Kalorësin e Hënës së Bardhë (i riu Karrasko) dhe rruga e kthimit për në shtëpi; tallje të tjera nga duka dhe dukesha; Sanço çliron nga magjia Dylqinjën, duke u shtirur sikur fshikullon veten me kamzhik; sëmundja e Don Kishotit; testamenti dhe vdekja e tij. PersonazhetShumë nga personazhet e romanit janë lexues të librave të kalorësisë. Ata e përforcojnë bindjen e Don Kishotit se është kalorës i arratisur dhe bëjnë që bota përreth tij, falë edhe zellit të treguar nga këta lexues, të shndërrohet në sfond të romaneve kalorësiake. Ata zbaviten me marrëzinë që e ka pushtuar dhe, në vend që ta bindin që të heqë dorë, i ngjallin besimin në realitetin e botës së kalorësve të arratisur. Don Kishoti është një zotëri i vërtetë: bujar, shpirtmadh dhe i njerëzishëm, serioz dhe i respektuar, besimtar i krishterë e i devotshëm, besnik në dashuri dhe i fjalës së dhënë, i ndershëm dhe kundërshtues i gënjeshtarëve dhe keqbërësve, i gjindshëm, altruist dhe zemërgjerë, sakrifikues dhe mëshirëmadh, luftëtar për drejtësi, trim dhe guximtar, mirënjohës dhe shpërblyes i mirësisë që i tregojnë të tjerët etj. Ai është marrok, sepse mendon ndryshe nga të tjerët dhe nuk përshtatet me realitetin që e rrethon: i marrosur nga leximi i romaneve, niset në kërkim të aventurave të ngjashme me ato të personazheve të adhuruara. Realiteti që has nuk ka asnjë lidhje Pjesa II, 17, episodi me qerren ku ndodheshin dy luanë. Don Kishoti hap kafazin që të luftojë me luanët, por luanët jo vetëm nuk dalin nga kafazi, por i kthejnë kurrizin. Që nga ai çast, ai do të quhet Kalorësi i Luanëve.“Don Kishoti reflekton në mënyrë shembullore “ndjenjën tragjike” të jetës së Servantesit, qenia e tij si një personazh tërësisht letrar i lejon të kapërcejë kontrastin iluzion-realitet dhe të ketë jetën e tij autonome.” Miguel de Unamuno175

