Page 178 - Demo
P. 178


                                    me romanet kalorësiake që ka lexuar kështu që, nën pushtetin e iluzioneve, ai shpesh ngatërron jo vetëm objektet, por edhe njerëzit. Luftëtari simpatik i drejtësisë, është figurë komike, sepse, i pafuqishëm që të ndryshojë ndonjë gjë në botën ku sundon egoizmi, hipokrizia dhe padrejtësia gjithësunduese, ai vihet vazhdimisht në situata qesharake. Për këtë atë e tallin shërbëtorë e zotërinj, e rrahin me grushte, shkopinj dhe shkelma. Veprimet e tij shpesh sjellin rezultate të kundërta me qëllimin e tij: bariu që shpëtohet nga padroni mizor, rrihet sërish për vdekje nga po ai padron; mullinjtë e erës për pak sa s’i morën jetën; barinjtë e deleve që atij iu dukën si ushtri, i thyen dhëmbët; të burgosurit që i çliroi, e plaçkitën dhe e gjuajtën me gurë; kopeja e derrave i kaloi përsipër etj.Don Kishoti ka ideale, mendime pozitive, iluzione, dëshira dhe veprime altruiste, por rruga që ai zgjedh është jashtë kohe, mjetet që ai përdor janë të pavlefshme, shoqëria dhe realiteti përballë tij janë kundërshtues, ia godasin iluzionet dhe veprimet e tij heroike, duke shkaktuar te lexuesi sa të qeshura me lot, aq edhe zhgënjim e trishtim për heroin.Ai shtiret si i marrë, për të realizuar planin e tij, na bën të qeshim me situatat plot humor që krijon, por është shumë i kthjellët. Marrosja është shfajësim i përdorur për të realizuar aventurat e tij të lexuara në libra, është rruga drejt lirisë për të përmbushur planet e tij, pavarësisht mendimeve të njerëzve. Don Kishoti është fisnik, sepse idealizon femrën (nga adhurimi i tij, një vajzë e thjeshtë fshatare, shndërrohet në një princeshë të mrekullueshme) dhe respekton e lartëson profesionin e ushtarakut, për mundimet, rreziqet, sakrificat dhe fatkeqësitë që e shoqërojnë këtë shërbim fisnik. Është i ditur, i mençur, i urtë, largpamës, ka interesa të gjithanshme, arsyeton e jep gjykime për poezinë, dashurinë, mosmirënjohjen, trimërinë, faljen, ka shpirt poetik, dëgjon këngë e poezi, pëlqen dhe adhuron të bukurën, përçmon botën e privuar nga bukuria dhe frymëzimi. Sanço Pança, është i mençur, realist, është praktik, komunikues, vëzhgues i mprehtë, zë miqësi lehtësisht, i ndershëm dhe i besueshëm, që arrin thuajse gjithmonë atë që dëshiron. Dhe, kur e emërojnë qeveritar, del si shpirtmirë dhe i drejtë. Emri i tij (me origjinë latine) do të thotë i shenjtë, kurse mbiemri barku, pra duket sikur autori ka dashur të vërë përballë njeriut idealist njeriun e urtë praktik. Nëse te Don Kishoti spikat idealizmi, etika fisnike në dashuri, vizioni për botën, jetën, vdekjen, ringjalljen dhe virtytin, te Sanço Pança spikat pragmatizmi dhe realizmi. Ata përfaqësojnë dy vështrime të ndryshme për botën. Nga kapitulli në kapitull realizohet metamorfoza e Sanços drejt Kishotit dhe e Kishotit drejt Sanços. Ata janë shndërruar në dy gjysma të së tërës. Kishoti sançizohet, bëhet më realist: flet me shprehje popullore, fjalë të Epitafi i Don KishotitPrehet këtu një kalorësqë shumë u end e u lodh keq,me Rosinantin që pas i shkoinë çdo vend e në çdo shteg.Epitafi i SançosSanço Pança i sinqerti,prehet me të “zotin” pranë,ndër shqytarët – më besniku,që kalorësit kanë parë.Epitafi i DylqinjësKëtu Dylqinja pushon në heshtjee bërë tashmë pluhur e baltënga vdekj’e tmerrshme, e shëmtuar,kjo vajzë e kolme dikur në të gjallë.Nga soj i fisëm dukej se vinteme sjellje si zonjë nga derë e lartëperëndesha e zjarrtë e Kishotit të madhqë gjithkush lavde i thuri ne fshat. Jeta ime, o Sanço, është një ngadalëvdekje e çastpërçastshme, kurse jotja, përkundrazi, një përherëngrënie dhe plëncmbushje e pareshtur gjer edhe në të mbramin çast vdekësor. II, 59, f. 545176
                                
   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182