Page 18 - Demo
P. 18
Vargu. Kushdo që ka parë një tekst poetik e njeh menjëherë përpara se ta lexojë, sepse është shkruar në vargje. Fjala varg vjen nga folja latine vertere që ka kuptimin “të kthehesh mbrapa, të rrotullohesh”, ndërsa fjala “prozë” vjen nga mbiemri latin prorsus, që do të thotë “ajo që ecën në vijë të drejtë”. Në metrikë vargu është tërësia e fjalëve që kanë një numër të caktuar rrokjesh, i karakterizuar nga alternimi i rrokjeve të theksuara me ato të patheksuara, nga prania e një ose disa pauzave të brendshme dhe në fund. Vargu ka theksin e tij ritmik. Ritmi krijohet nga rënia e theksave ritmikë në disa nga rrokjet e vargut. Njihen disa lloje vargjesh: të matura, të lira, të thyera. Vargjet e matura i marrin emrat sipas numrit të rrokjeve që fillojnë nga dyrrokëshe, deri në gjashtëmbëdhjetërrokëshe (mungon pesëmbëdhjetërrokëshi), por njihen gjithashtu edhe vargu aleksandrin, i dyfishtë, i bardhë (kur mungon rima). Vargjet e lira nuk ndjekin rregullat e skemës tradicionale në poezi, por dalin me gjatësi e ritme të ndryshme ose edhe pa rimë. Rima është një element tipik i poezisë, që nuk haset në të gjitha krijimet dhe që shërben për të lidhur mes tyre vargje të afërta brenda tekstit. Rima është përputhja e përkryer e tingujve fundorë të dy fjalëve duke nisur nga rrokja e theksuar. Rima shfrytëzon parimin themelor të gjuhës, dhe të poetikës në veçanti; pra: efekti që krijon përputhja formale e pjesës së fundit të fjalëve me mospërputhjen kuptimore të tyre. Ajo bazohet në ngjashmërinë e tingujve dhe në ndryshimin e kuptimit. Rimat ndahet në: rimë e puthur, kur përputhja bëhet mes dy vargjeve pasuese (skema AA, BB, CC); rimë e alternuar, kur vargjet tek ose vargjet çift rimojnë mes tyre (skema AB, AB, AB, AB); rimë e kryqëzuar, kur vargu i parë rimon me të katërtin dhe i dyti me të tretin (skema: ABBA); rimë e përsëritur, kur vargjet ndjekin skemën A-B-C, A-B-C; rimë zinxhir: (ose rimë e tretë) e njohur ndryshe edhe si rimë danteske: në tercina vargu i parë rimon me vargun e tretë, ndërsa vargu i dytë me vargun e parë dhe të tretë të tercinës pasardhëse (skema: ABA BCB CDC DED ... UVU VZV Z):Romani i shek. XIX Romani i fillimshek XXIndividi ndjen dhimbje. Individi ndjen ankth, angështi.Individi përfshihet me vetëdije dhe i njeh shkaqet e dhimbjes.Individi ndjen siklet dhe është në gjendje sëmundjeje të vazhdueshme, të pacaktuar, në gjendje depresive, motivet e së cilës mbeten të panjohura.Idetë përshkruajnë raportet mes sendeve dhe janë shprehje të realitetitKonceptet “ndërtojnë realitetin”, nuk shprehin thelbin e sendeve, janë instrumente të përshtatshme për të fituar rezultate praktike.Poema epike RomaniShkruhet në vargje. Shkruhet në prozë (ka edhe pak romane në vargje).Lidhet me traditën gojore, e krijuar me qëllim për t’u recituar dhe për t’u dëgjuar në mënyrë kolektive. Përmban shkrimin, librin, leximin individual. Përshkruan, e bazuar në kujtime, në distancë kohore nga autori dhe publiku, të shkuarën heroike të kombit e cila respektohet dhe pranohet. Objekt është realiteti bashkëkohor i gjallë, vërshues, jozyrtar, që edhe kur trajton kohën e shkuar, e afron me të tashmen për ta krahasuar me atë me qëndrim kritik.Protagonistë të saj janë heronj, qenie të jashtëzakonshme, të fortë në planin fizik dhe moral; të përfunduar dhe të pandryshueshëm me të njëjtat karakteristika në vepra të ndryshme. Personazhi është njeri i zakonshëm, problematik, shpesh në konflikt me realitetin, ndryshon dhe edukohet gjatë zhvillimit të ngjarjes në mënyrë graduale. Lënda e epikës është e njohur për publikun, i cili i njeh personazhet dhe ngjarjet që zhvillohen në poema të ndryshme. Në çdo roman tregohet një histori e re që mund të fillojë e të përfundojë në të dhe nxit kuriozitetin e lexuesit. Ka stil të lartë. Shumësi stilesh (tragjik, komik, serioz, hokatar). Është shprehje e shoqërisë aristokratike. Paraqet formën letrare specifike të borgjezisë. Lira (lyra), vegël muzikore16

