Page 181 - Demo
P. 181
Studim teksti Vlera dhe shprehje të donkishotizmit r Lufta e zellshme për idealin(pavarësisht kundërshtisë kolektive).r Idealizimi i të dashurës (Dylqinja, muza e Don Kishotit në aventurat kalorësiake, gruaja e përsosur që u dashurua si rrallëkush, është përfaqësuesja universale e gruas së dashuruar, arketipi i virtytit dhe i bukurisë).r Dyshja e jashtëzakonshme dhe e pandashme e heronjve, Don Kishoti – Sanço Pança (përfaqësues të shpirtit spanjoll, por jo vetëm).r Dyzimi mes komikes dhe tragjikes, mes lotëve dhe të qeshurës.1. Për vepra si Don Kishoti gjithmonë flitet për kohën në të cilën u shkrua. Nisur nga kjo, si do ta përcaktonit ose karakterizonit kohën në të cilën u shkrua kjo vepër?2. Çfarë ndodh me personazhin e Don Kishotit në roman? Si e parodizon Servantesi botën dhe jetën përmes tij? Nga buron komizmi i tij?3. Përmblidhni subjektin e veprës duke u ndalur në episodet kryesore të saj. Cilat janë të veçantat e subjektit?4. Një nga cilësitë e dukshme të Don Kishotit është marrëzia e tij. Me ç’mjete artistike zbërthehet ky tipar? 5. Pse gjithmonë Don Kishoti shihet i lidhur ngushtë me personazhin e Sanços? Ku qëndron vlera e kontrastit midis tyre?6. Reflektoni mbi idenë e të gjitha kohërave, sipas së cilës struktura e romanit është një gjetje origjinale. Sa e tillë është sjellja rrëfimtare e Servantesit si autor i dytë?7. Diskutoni mbi stilin dhe gjuhën e kësaj vepre. Argumentoni përmes shembujsh faktin që vepra ka përzierje stilesh dhe mjaft thjeshtësi.8. Ç’pyetje dilematike shtrohet nga vepra Don Kishoti? Si ndiheni dhe si reagoni ju përballë kësaj dileme? Kush është në të vërtetë Don Kishoti?9. Interpretoni domethënien dhe nënkuptimet e donkishotizmit në kohëra të ndryshme. Si kuptohet donkishotizimi sot?10. Shpjegoni përmes shembujve se cilat janë disa nga vlerat e donkishotizmit.Don Kishoti dhe Dylqinja, ilustrim nga Art DecòPiktura e artistit anglez Xhon Gilbert (1817-1897), përshkruan atmosferën solemne dhe patetike të fundit të aventurave dhe të kthimit përfundimtar të Don Kishotit dhe të Sanço Pançës në shtëpi. Sanço Pança në gjunjë përshëndet vendlindjen.179

