Page 183 - Demo
P. 183


                                    i vjetër që e quajnë popull, kur të shohë që pas gjithë këtyre viteve që jetoj në heshtjen e harresës, dal tani, me gjithë vitet e mia mbi shpinë, me një legjendë të thatë si gjineshtra, e pakët në risi, me mungesë stili, e varfër në koncepte, pa shkurtime në anë dhe pa shënime të fund të librit, siç shoh se ka në libra të tjerë, megjithëse mund të jenë të jashtëzakonshëm dhe laikë, aq të mbushur me sentenca të Aristotelit, të Platonit dhe të gjithë klasës së filozofëve që lexuesit i admirojnë dhe i mbajnë autorët e tyre për njerëz të lexuar, të ditur dhe elokuentë? Po kur citojnë Shkrimet e Shenjta? Nuk do të thonë veçse që janë disa Shën Thomai dhe eminenca të tjera të Kishës; duke ruajtur një dekor aq të gjetur, që në një rresht kanë përshkruar një dashnore të shthurur dhe nga ana tjetër bëjnë moral të krishterë, që është një kënaqësi dhe dhuratë për sytë e veshët. Të gjitha këto do t’i mungojnë librit tim, sepse nuk kam pse të shkurtoj në anët e tij, as kam për të shënuar gjë në fund, as nuk di se cilët autorë të shquar të ndjek që më pas t’i vë në hyrje, si gjithë të tjerët, sipas alfabetit, duke filluar nga Aristoteli e deri te Ksenofoni ose Zoilo e Zeuskini, megjithëse njëri ishte magjistar dhe tjetri piktor. Gjithashtu, duhet t’i mungojnë librit tim sonetet në fillim, autorët e të cilave mund të jenë dukë, markezë, kontë, peshkopë, dama ose poetë të shquar; megjithëse po t’u kërkoja nja dy ose tre mjeshtrave, miq të mi, unë e di që do të m’i jepnin, dhe do të ishin të tillë që mos kishin krahasim me të tjerë krijime nga autorët më me emër të Spanjës. Nejse, zotëri dhe miku im, për të vazhduar, unë përcaktoj që zoti Don Kishoti të rrijë i varrosur në arkivat në Mançë deri sa Qielli të vendosë se kush do ta zbukurojë me ato gjëra që i mungojnë, sepse unë jam i paaftë për t’i ndrequr nga padituria dhe nga mungesat e mia, dhe natyrisht, sepse jam bishtnues dhe përtac për të shkuar në kërkim të disa autorëve që do të më thonë gjëra, të cilat unë di t’i them dhe pa ata. Nga këtu fillon, o mik, mëdyshja dhe ngurrimet në të cilat më gjete; arsye të fortë kisha për t’u menduar për këtë. Duke dëgjuar këtë miku im, vuri pëllëmbën në ballë dhe ia dha të qeshurit, pastaj tha: Për atë Zot, vëlla, tani sapo u zhgënjeva nga një gënjeshtër që më kishte mbërthyer gjithë këtë kohë të gjatë që iu njoh, gjatë se cilës iu kam mbajtur për një diskret dhe të matur në të gjitha veprimet tuaja. Por tani shoh që jeni kaq larg nga kjo, sa qielli me tokën. Si është e mundur që gjëra kaq të thjeshta e me zgjidhje të lehtë mund të kenë forcë për të lëkundur dhe shpërqendruar një ndërgjegje kaq të pjekur sa kjo e juaja, dhe aq të mësuar për t’u përballur me vështirësi më të mëdha. Sigurisht, kjo nuk lind nga mungesa e aftësisë, por nga teprica e përtacisë dhe varfëria e të shprehurit. Doni të shihni a është e vërtetë kjo që iu them? Qëndroni të vëmendshëm dhe sa hap e mbyll sytë turbulloj të gjitha vështirësitë tuaja dhe rregulloj të gjitha defektet që ju thoni që ju mjegullojnë dhe iu frikësojnë aq sa për të mos nxjerrë në dritën e botës historinë 181
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187