Page 184 - Demo
P. 184


                                    e të famshmit tuaj Don Kishotit, drita dhe pasqyra e gjithë kalorësisë endacake. Më thoni, replikova unë pasi dëgjova ç’më tha, në cilën mënyrë mendoni ta mbushni boshllëkun e frikës sime dhe të zbusni kaosin e turbullirës sime? Kësaj ai iu përgjigj: - Përsa i përket shqetësimit tuaj mbi sonetet, epigramet ose lëvdatat që iu mungojnë për hyrje, dhe që janë të personave me peshë dhe me tituj, mund të riparohet me pak punë nga ana juaj, e pastaj mund t’i pagëzoni me emrin që dëshironi, duke ia dhënë meritën Prestit Juan de las Indias1 ose Perandorit Trapisonda2, të cilët unë di që qenë poetë të famshëm; dhe nëse s’kanë qenë, e mund t’iu ndjekë pas ndonjë fodull dhe i nxënë duke kundërshtuar këtë të vërtetë, mos u bëni merak, se edhe pse iu zbuluan gënjeshtrën, nuk do iu presin dorën me të cilën e shkronjtët. Për sa i përket citimit anash faqes të librave dhe autorëve nga keni nxjerrë thëniet dhe shprehjet që keni përdorur në historinë tuaj, nuk duhet të bëni më shumë se sa të përdorni disa shprehje latine që iu vijnë në mendje, ose që të paktën iu kushton pak punë për t’i kërkuar, siç do të ishte të vinit, duke trajtuar mbi lirinë dhe robërinë: Non bene pro toto libertas venditur auro. Dhe pastaj anash, të citoni Horacin ose atë që e ka thënë3. Nëse do të bëhet fjalë mbi forcën e vdekjes, përdorni atëherë: Pallida mors aequo pulsat pede/Regumque turres paperum tabernas. Nëse do të trajtoni për miqësinë dhe dashurinë për armiqtë, që Zoti e urdhëron, qëndroni atëherë në Shkrimet e Shenjta, gjë që mund ta bëni të shtyrë nga kërshëria, dhe të vini të paktën fjalën e vetë Zotit: Eco autem dico vobis/diligite inimicos vestros. Nëse bëhet fjalë për mendimet e këqija, referojuni Dhiatës: De corde exeunt cogitationes malae. Për paqëndrueshmërinë midis miqve, aty përdor Katonin4, që do t’iu thotë distikën e tij: Donec eris felix, mullos numerabis amicos. Temporal si fuerint nubile, solur eris5. Dhe me këto latinizma dhe të tjera të ngjashëm, do iu mbajnë për gramaticien, dhe të qenurit i tillë është me leverdi në ditët e sotme. Për sa i takon vendosjes së shënimeve në fund të librit, me siguri mund ta bëni në këtë mënyrë. Nëse përmendni ndonjë gjigant në librin tuaj, bëni që të jetë gjiganti Golia, dhe me këtë, që nuk do iu kushtojë asgjë, keni një shënim, kështu ju mund të vini: “Gjigandi Golias ose Goliati, ishte një filistin, të cilin e vrau bariu David me një gur në luginën e Terebintos”, siç tregohet në librin e mbretërve, në kapitullin që do ta gjeni se është shkruar. Pas kësaj, për t’u shfaqur si njeri erudit në letra njerëzore dhe kozmograf, bëni që në historinë tuaj të përmendet emri i lumit Tago, dhe kështu do të keni një tjetër shënim të famshëm: “Lumi Tago u quajt kështu nga një mbret i Spanjave: buron në filan vend, dhe derdhet në detin Oqean, duke puthur muret e qytetit të famshëm të Lisbonës dhe thonë se ka rërë prej ari” etj. Nëse bëhet fjalë për hajdut, unë do iu rrëfej historinë e Kakos, që e di përmendsh. Për gra të përdala, ke Peshkopin de Monodonedo6që do iu japë borxh Lamien, Laiden dhe Florën, shënimi i të cilit do u japë shumë besueshmëri. Për gjakatarët, Ovidi do iu dorëzojë Medean. Për magjistare të hijshme, Homeri ka Kalipsonë, dhe Virgjili Circen. Për kapitene guximtare, vetë Jul Cezari do iu japë borxh veten në “Komentet” e tij, dhe Plutarku do iu japë një mijë Aleksandër. Nëse do trajtoni për 1 Personazh proverbial legjendar, emri i të cilit është transformuar nga Sifan Lama në Prete Sifan, Prete Jean, Preto Zuan, Preste Giovanni. 2 Trapisonda, qytet në brigjet jugore të Detit të Zi, i përmendur shumë herë në librat kalorësiakë që lexonte Don Kishoti.3 Ezopi, te fabula Qeni dhe ujku (III, 14). 4 Ovidio, Tristia, I, 6. Servantesi e citon gabim si një nga distikët e njëfarë Dionixhi Katones.5 Bashkëbiseduesi rreshton citate në gjuhën latine dhe referenca klasike, duke ironizuar e kritikuar këtë zakon skolastik që e mbyste letërsinë, ndërkohë që libri i Servantesit me temën që trajton nuk ka nevojë për artificë. 6 Françeskani Antonio de Guevara (1480-1545) autor i Letrave familjare, ku (I, 59) flitet për kurtizanet Lamia, Laide dhe Flora.182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188