Page 185 - Demo
P. 185


                                    dashuri, po të dini pak nga gjuha toskane, do të përballeni me Leon Hebreron7 që do iu mbushë. Dhe nëse s’doni të ecni në terren të huaj, në shtëpinë tuaj keni Fonseca-n8, “Nga dashuria e Zotit”, ku gjendet gjithçka që ju dhe gërmuesit më të mprehtë iu nevojiten në këtë fushë. Për t’i përmbledhur, nuk duhet të bëni tjetër përveçse të përdorni këto emra, ose këto histori që iu tregova, dhe lërmani mua detyrën e vendosjes së shënimeve dhe shkurtimeve, se unë zotohem t’iu mbush anët e faqeve dhe t’iu mbush katër fletë në fund të librit. Le të merremi tani me citimin e autorëve si në librat e tjerë, që në tëndin mungojnë. Kjo ka një zgjidhje shumë të lehtë, sepse nuk duhet të bëni tjetër përveç se të kërkoni një libër me të gjitha shkurtimet nga A në Z, siç thoni ju. Pikërisht të njëjtën listë do vendosni dhe ju në librin tuaj. Edhe pse gënjeshtra mund të shihet qartë, kjo nuk ka rëndësi, sepse ju s’ia keni shumë nevojën asaj; dhe ndoshta dikush kujton se e keni përdorur vërtet të gjithë listën e atyre emrave në historinë tuaj të thjeshtë. Dhe kur të mos ketë detyrë tjetër, të paktën ajo listë e gjatë autorësh do shërbejë për t’i dhënë autoritet librit. Dhe, për më tepër, asnjë nuk do të gërmojë a e ndoqët apo nuk e ndoqët listën, duke mos pasur më vlerë. Tani që e mendoj, ky libri juaj nuk ka nevojë për asnjë nga ato gjëra që ju thoni se mungojnë, sepse i tëri është një risi kundër librave të kalorësisë, për të cilët Aristoteli nuk u kujtua kurrë, dhe as Shën Bazili nuk tha gjë, e as Ciceroni nuk i arriti. Nuk do eklipsohen shakatë tuaja të mrekullueshme nga pikësimet e të vërtetës, e as nga observimet e astrologjisë; nuk kanë rëndësi as përmasat gjeometrike, as hedhja poshtë e argumenteve të atyre që përdorin retorikën; as ju nuk keni pse të kallëzoni askënd, duke përzier njerëzoren me hyjnoren, që është një lloj përzierje që duhet të qëndrojë larg çdo ndërgjegje të krishterë. Duhet vetëm të përfitoni nga imitimi në atë që shkruan: sa më i përsosur të jetë ai, aq më e mirë do të jetë për atë çka shkruani. Ky shkrim i juaji nuk ka qëllim tjetër përveç se të shpërbëjë autoritetin dhe pozicionin që kanë në botë dhe në popull librat e kalorësisë, prandaj s’keni pse lypni thënie filozofësh, këshilla nga Shkrimet e Shenjta, fabula poetësh, ligjërime retorikësh, mrekulli shenjtorësh; por të arrini që në një mënyrë të thjeshtë, me fjalë kuptimplota, të ndershme dhe të përdorura mirë, të dalë në pah mendimi juaj në formë të dëgjueshme dhe festive, duke pikturuar gjithçka që të mundni me qëllimin tuaj, duke i servirur konceptet tuaja pa i ndërlikuar e pa i errësuar. Gjithashtu, kujdesuni që melankoliku të shkojë drejt së qeshurës, ëndërrimtari ta shtojë atë, të thjeshtëve mos t’u mbetet hatri, i maturi të admirojë risinë, pesimisti mos ta ketë zët dhe as i pjekuri mos të reshtë kurrë nga lëvdatat. Në fakt, shkoni drejt shembjes së makinerisë së keqthemeluar të këtyre librave kalorësiakë9, të urryer nga disa dhe të admiruar nga shumë të tjerë; nëse keni arritur këtë keni arritur shumë. Po dëgjoja në heshtje çka më thosh miku im, dhe kështu u gdhendën tek unë arsyet e tij, të cilat pa i vënë në diskutim, i pranova për të vlefshme, dhe me ato bëra këtë parathënie, në të cilën do të shohësh, lexues i sjellshëm, mençurinë e mikut tim dhe fatin tim të mirë që gjeta në kohën e duhur këtë këshilltar, dhe lehtësimin tënd, o lexues, pasi e gjen kaq të sinqertë dhe pa ngatërresa historinë e të famshmit Don Kishot të Mançës, për të cilin të gjithë banorët e zonës së fushës së Montielit mendojnë se ishte më i pastri nga të dashuruarit 7Mjeku dhe filozofi Xhulio Abrabanel, autor i Dialogjeve të dashurisë, të botuara në Romë në vitin 1535. 8 Frati Kristobal de Fonseka, agostinian, autor i veprës Traktat mbi dashurinë e Perëndisë. 9 Synoni të përmbysni këtë stivë librash kalorësiakë të keqsajuar. 183
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189