Page 186 - Demo
P. 186


                                    S T U D I M T E K S T I  Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ç’informacione na jep prologu i veprës si strukturë hyrëse? Kujt i drejtohet ai?2. Cili është qëllimi i shkrimit të kësaj vepre, sipas autorit? Po i vetë prologut?3. Si e kuptoni shprehjen: Lexues i plogësht? Po atë që vjen më pas: O lexues i shtrenjtë? Në ç’raporte shpirtërore e vendos autori veten, veprën dhe lexuesin? 4. Ç’lloj kulturash, autorësh dhe veprash referon Servantesi në prologun e tij? Analizë përmes shembujve 5. Vetë autori e konsideron veten “njerk” të personazhit kryesor dhe të veprës së tij. Çfarë kërkon të arrijë me këtë pozicionim? Pse ai e quan të rëndësishëm çlirimin e lexuesit nga respekti e detyrimi? 6. Si e interpretoni nevojën për liri interpretuese që përcjell Servantesi plot elegancë përmes këtij prologu? Çfarë referimesh ka përdorur ai për të kundërshtuar zhvillimet dhe prirjet e deriatëhershme?7. Çfarë pret Servantesi nga lexuesi i tij? A e ka realizuar qëllimin e tij artistik? Reflektim dhe vlerësim dijesh 8. Vlerësoni qëndrimin e autorit ndaj njerëzve të thjeshtë përmes asaj që ai sjell në vepër. Si kalon ai nga thjeshtësia te sofistikimi? Sa vend gjen kjo në roman?9. Cilat janë dy risitë kryesore të veprës, sipas autorit? Vlerësojini ato. Fjala dhe përdorimi i saj 10. Diskutoni mbi mënyrën e të shprehurit të autorit në këtë prolog, duke u ndalur te llojet e fjalive, mënyra e ndërtimit të tyre, fjalori; citatet në gjuhën latine. Si lidhen këto me mesazhet e veprës? Detyra dhe këshilla 11. Nisur nga prologu dhe mesazhi që ai përcjell, bëni një diskutim rreth vlerës së librave që qarkullojnë sot në treg. Sipas jush, ç’rol luan shkolla në referimet drejt librit të duhur dhe shijeve të leximit? Po në rritjen e aftësisë interpretuese dhe analizuese?12. Ç’libra ka, ose dëshironi të ketë, në bibliotekën tuaj?dhe më i guximshmi nga kalorësit gjithë këto vite e në vazhdim. Unë nuk dua ta ngre lart shërbimin që jam duke iu bërë e duke iu prezantuar këtë kalorës kaq fisnik dhe të ndershëm; por dua që të më falënderosh, sepse po të njoh me Sanço Pançën, shqytarin e tij, tek i cili, siç më duket mua, paraqiten të gjitha karakteristikat e shqytarit që janë të shpërndara në librat e kota të kalorësisë. Dhe me këtë, Zoti të dhëntë shëndet dhe mos më harroni. Vale!Përktheu Fatmir Z. Xhaferi, në A. Uçi, Filozofia e Donkishotizmit, Tiranë, 2010, f. 83-88184
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190