Page 187 - Demo
P. 187
Kur ata1 po merreshin me këtë bisedim, Don Kishoti vazhdoi muhabetin e tij dhe i tha Sanços: – Le t’i hedhim në det të gjitha këto meselera dhe sherre, dhe më thuaj tani, pa zemërim e pa inat, ku e si e kur e gjete Dylqinjën? Ç’bënte? Ç’i the? Ç’t’u përgjigj? Si iu bë fytyra kur këndoi letrën time? Kush ta kopjoi? M’i trego të gjitha ato që meritojnë të dihen, të pyeten e të rrëfehen, po mos i shto e mos më gënje që të ma bësh qejfin, dhe mos i shkurto, se aherë do të më vjedhësh një pjesë të lezetit. – Imzot, – u përgjigj Sançoja, – të them të drejtën, letrën nuk ma kopjoi askush se unë s’mora me vete asnjë letër. – Ashtu vërtet, – tha Don Kishoti, – se tefterin e notave ku e kisha shkruar e gjeta në rrobat e mia dy ditë pas ikjes sate, dhe kjo më hidhëroi pa masë, se nuk e dija se çdo të bëje, kur të shikoje që të mungonte letra, dhe të prisja gjithnjë që të ktheheshe, posa ta zbuloje këtë mungesë. – Ashtu do të kisha bërë, – u përgjigj Sançoja, – po e mësova me gojë, kur ma këndove hirësia jote, dhe kështu ia tregova një prifti, i cili ma Dylqinja e TobozësDon Kishoti i ka dërguar me Sançon një letër dashurie Dylqinjës së Tobozës, gruas që ai ka zgjedhur si damën e tij të zemrës, sipas shembullit të “kalorësve të parë”. Por Sanço gjatë udhëtimit, takon berberin dhe priftin, të cilët po përgatisin një dredhi që ta kthejnë Don Kishotin në shtëpi. Ata i premtojnë që do ta shpërblejnë nëse ai kur të kthehet tek i zoti do t’i përshkruajë detajet e një bisede me Dylqinjën që nuk ka ndodhur kurrë. Sançoja përpiqet që të shkatërrojë iluzionet e Don Kishotit për gruan e adhuruar prej tij, por gjithçka është e kotë. Don Kishoti vazhdon të kultivojë ëndrrën e tij me një këmbëngulje që nga njëra anë krijon efekte komike dhe nga ana tjetër tregon se besimi i tij tek ideali i reziston gjithçkaje. Ashtu si gjatë gjithë romanit, edhe në këtë fragment Servantesi krijon efekte komike nëpërmjet përdorimit të kontrastit, hiperbolës, karikaturës, groteskut, imitimit, përsëritjes, manierizmit* etj. FRAGMENTLetër e Don Kishotit të MançësDylqinjës së Tobozës.Zonjë e lartë dhe sovrane!I plagosuri prej kamës së largimit dhe i zemërçjerruri prej shigjetave të dashurisë, o fort e ëmbël Dylqinjë e Tobozës, të uron shëndetin, të cilin ai nuk e ka. Në qoftë se bukuria jote më përbuz dhe fisnikëria jote s’më favorizon, dhe mospërfillja jote më tortyron akoma, aherë, ndonëse jam i stërvitur në vuajtjet, prapë nuk do të jem i zoti të duroj këtë qeder, i cili është jo vetëm i fortë, po edhe i paprerë, Sançoja, shqytari im i mbarë, do të të japë një raport të plotë mbi hallin, në të cilin katandisa nga shkaku yt, o e bukur mosmirënjohëse, o e dashura ime armike. Në daç të më ndihësh, jam yti e, në mos, po bëj si të të dojë qejfi, se do t’i jap fund jetës sime dhe kështu do të kënaq zemërgurësinë tënde dhe dëshirën time.Yti gjer në vdekjeKALORËSI I FYTYRËS SË VREROSUR.1 Personazhe të tjerë që Don Kishoti dhe Sanço Pança kanë takuar gjatë rrugës. 2 një shtrembërim i fjalës sovrane që vjen më pas. 3 stemë araldike ose diçka tjetër simbolike me një dedikim.4 duke i hequr kashtën, shtresën që mbulon kokrrat e grurit. 5 Don Kishoti e imagjinon Dylqinjën, duke prekur me duart e saj delikate grurë të *Në letërsi quajmë manierizëm atë mënyrë të shkruari, atë stil, me të cilin autori kërkon të shkëlqejë me çdo kusht, duke mbivlerësuar disa elemente të formës, duke përdorur fjalë e shprehje të stërholluara, jo të natyrshme, metafora e krahasime të sendërgjuara, shenja pikësimi jo të zakonshme.185

