Page 188 - Demo
P. 188


                                    kopjoi fjalë pas fjale, dhe më tha se në tërë jetën e tij, ndonëse kish kënduar shumë letra çkishërimi, po kurrë s’kish parë e kënduar një letër aq të lezeçme sa ajo. – Po a e di akoma me gojë, or Sanço? – pyeti Don Kishoti.– Jo, imzot, – u përgjigj Sançoja, – se, pasi ia tregova priftit, pashë që nuk më duhej më, e harrova dhe tani mbaj mend vetëm zonja shafrane2, dua të them zonja sovrane, dhe fjalët e fundme: Yti gjer në vdekje, Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur. Midis këtyre të dyjave vura nja njëqind “shpirte”, “jeta” dhe “zemra”. – Këto të gjitha ma gëzojnë shpirtin. Vazhdo tutje, – tha Don Kishoti. – Kur arrite, ç’bënte ajo mbretëreshë e bukurisë? Pa fjalë, e ke gjetur tek po radhiste margaritarë, ose qëndiste me flori ndonjë kryefjalë3 për mua, kalorësin e robëruar prej saj. – E kam gjetur, – tha Sançoja, – tek po shoshiste4 dy thasë me drithë në oborrin e shtëpisë së saj. – Po e ke vënë re, – tha Don Kishoti, – se kokrrat e asaj drithe bëheshin kokrra prej margaritari, kur i prekte ajo me dorë. Dhe doemos e pe, or vëlla, se dritha ishte gruri më i bukur.– Ishte thekër5, – u përgjigj Sançoja. – Po unë të siguroj, – tha Don Kishoti, – se nga ajo drithë që shoshitet prej duarve të saj, buka bëhet e bardhë si e grurit. Po shko tutje. Kur ia dhe letrën, a e puthi? A e vuri mbi ballë? A bëri ndonjë ceremoni, siç e meritonte ajo letër? – Kur unë desha t’ia jepja, – u përgjigj Sançoja, – i kishte duart të zëna nga shosha plot me drithë dhe më tha: Vëre, or vëlla, atë letër mbi thes se nuk mund ta këndoj para se të shoh drithin që kam këtu. – Zonjë e mençur! – tha Don Kishoti. – Këtë e bëri se deshte ta këndonte mënjanë e ta gëzonte më vete. Tutje, or Sanço. Po në atë kohë që po punonte, ç’bisedim bëri me ty? Ç’pyetje të bëri për mua? Dhe ti ç’përgjigje i dhe? Shpejto, tregomi të gjitha, mos mbaj asnjë pikë në kallamar6.– S’më pyeti hiç, – tha Sançoja. – Po unë i thashë që hirësia jote për hatër të saj po bëje pendesë, i zhveshur që në mes e poshtë, midis këtyre maleve, si ndonjë egërsirë, duke fjetur përdhe, pa ngrënë bukë në sofër e pa krehur mjekrën, duke qarë e duke mallkuar fatin. – Kur i the që mallkoja fatin, nuk bëre mirë, – tha Don Kishoti, – përkundër e bekoj dhe do ta bekoj gjithë ditët e jetës sime që më bëri të vyer të bie në dashuri me një zonjë aq të lartë, sa Dylqinja e Tobozës. – Është aq e lartë, – u përgjigj Sançoja, – sa, për besë, më kapërcen ndonjë pash. – Si, or Sanço, – pyeti Don Kishoti, – mos je matur me të që e ditke? – Jam matur me këtë mënyrë, – u përgjigj Sançoja, – se kur vajta ta ndihmoja për të ngarkuar një thes me grurë mbi një kafshë, erdhëm aq afër sa vura re që ishte të paktën një pëllëmbë më e gjatë se unë. – Gjatësia e saj, – tha Don Kishoti, – është e stolisur me një milion bukurira shpirtërore. Por nuk mund të më mohosh, or Sanço, një cilësie të lartë, ndërsa Sanço e përshkruan me drithin e cilësisë më të dobët, thekrën. Nëpërmjet kontrastit gjuhësor “grurë – thekër”, duke i përmbysur të gjitha fjalët që lidhen me Dylqinjën, Sanço përpiqet që të shkatërrojë çdo iluzion të Don Kishotit. 6 mos mbaj asnjë pikë në kallamar: m’i thuaj të gjitha hollësitë. 7 në origjinal Servantesi thotë erë si e Shebës mbretëreshës së Arabisë.8 rrëshirë me erë të mirë që kullon nga disa drurë të brigjeve orientale të Afrikës veriore; me këtë rrëshirë bëhen pomada. 9 në kohën e Servantesit ambra përdorej shumë për të aromatizuar dorezat dhe veshjet e tjera.10 “viskajani ... hapsanikët”: personazhe që Don Kishoti ka takuar gjatë aventurave të tij dhe të cilëve u ka imponuar të nderojnë Dylqinjën. 11 kopilkave dhe nocërve: vashëzave të shoqërimit dhe xhuxhave. 12 shpërblimi. 13 Efektet komike në vepër krijohen nga imitimi (Don Kishoti imiton kalorësit e librave që ka lexuar, por ndryshon nga ato sepse ka një kalë të dobët, mburojë të ndryshkur, damë jo aristokrateetj.), nga përsëritja (Don Kishoti këmbëngul në të vetën dhe përsërit vazhdimisht veprime që bien ndesh me logjikën më të thjeshtë), nga gjestet dhe mënyra si lëviz 186
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192