Page 189 - Demo
P. 189
një gjë: Kur i vajte afër, nuk të ra një erë e ëmbël7, një fragrancë aromatike, një gjë aq e lezetshme, sa s’di se si ta quaj, një timë e një myrrë8 qiellore, si në dyqanet ku shesin livando9? – Kaq mund të them, – u përgjigj Sançoja, – që ndjeva një erëz poshtë e lart njerëzore, se nga puna e shumtë kishte dërsirë dhe ishte pakëz e kërrusur. –S’mund të ketë qenë kjo, – u përgijgj Don Kishoti, – po duket që ishe i ftohur me rrufë ose të ka rënë erë vetja, se unë e di fare mirë që bie erë si trëndafili midis gjembave, si zambaku i fushës, si ambra e tretur. – Ndofta, – tha Sançoja, – se shpesh më bie erë vetja dhe kjo m’u duk sikur më vinte nga hirësia e saj, zonja Dylqinja. Po për këtë gjë s’duhet çuditur, se djajtë shëmbëllejnë njëri me tjatrin. – Mirë, – vazhdoi Don Kishoti, – pasi e shoshiti drithën edhe e dërgoi në mulli, ç’bëri kur e këndoi letrën.– Letrën nuk e këndoi, – u përgjigj Sançoja. – se nuk di as të këndojë, as të shkruajë, po e çori dhe e bëri copë–copë dhe më tha që s’deshte t’ia jepte një njeriu të huaj që t’ia këndonte, se mos i dilnin të fshehtat në shesh, dhe ishte e kënaqur me ato që i tregova për dashurinë e hirësisë sate dhe për pendesën e pazakontë që ke bërë për hatrin e saj. Dhe, më në fund, më porositi të të them hirësisë sate që të puth dorën, dhe ka më tepër dëshirë të të shikojë, sesa të shkruajë, dhe kështu të lutet e të urdhëron që të ngrihesh menjëherë e të marrësh udhën e Tobozës, në qoftë se s’të del ndonjë punë tjatër me rëndësi, se ka dëshirë të madhe të shikojë hirësinë tënde. Qeshi shumë, kur i thashë se hirësia jote quhesh Kalorës i Fytyrës së Vrerosur. E pyeta a kish vajtur atje viskajani i jastëkut, më tha se po, dhe i ish dukur njeri i mirë. Gjithashtu e pyeta për hapsanikët e zinxhirit10, po më tha se këta s’i kishte parë akoma. – Të gjitha venë mirë gjer tani, – tha Don Kishoti, – po thuajmë ç’dhuratë e xhevahirë të dha, kur të përcolli, për lajmet e mira që i shpure? Se është një adet e një zakon i vjetër midis kalorësve të arratisur dhe zonjave të tyre që shqytarëve, kopilkave dhe nocërve11, që u shpien lajme kalorësve nga zonjat ose zonjave nga kalorësit, t’u japin ndonjë xhevahir të shtrenjtë si myzhde12 për sihariqin13. – Si urdhëron, imzot, dhe ky adet14 më duket shumë i mirë, – u përgjigj Sançoja, – kështu ka qenë në kohët e vjetra, po tani njerëzia nuk japin veçse një copë bukë e djathë, dhe këtë më dha edhe zonja ime Dylqinja nga gardhi i oborrit ku më përcolli, dhe desh perëndia djatha ishte e deles. – Është xhymerte15 si princeshë, – tha Don Kishoti, – Nuk të dha ndonjë xhevahir të florinjtë, se nuk iu ndodh ndonjë afër. Po vallë a e di se ç’gjë më çudit, or Sanço? Më duket sikur vajte dhe u ktheve, duke fluturuar në erë, se nuk bëre as tri ditë për të vajtur e për t’u kthyer nga Toboza gjer këtu, kur së këtejmi gjer atje bëhen, të paktën, një tridhjetë lega. Nga kjo e marr vesh se nekromanti16 i urtë, që kujdeset për punët e mia dhe është miku im, se sidomos kam një të atillë dhe duhet ta kem doemos, se ndryshe nuk mund të jem tamam kalorës i arratisur, them, pra, se ky të ka ndihmuar për udhëtimin e shpejtë, pa e marrë vesh ti aspak. Se kam shumë prej heroi, nga karakteri i tij (ëndërrimtar, idealist), nga situatat që krijohen (e zakonshmja dhe normalja shihen si të jashtëzakonshme dhe të çuditshme dhe anasjelltas), nga përdorimi i formave gjuhësore artificiale dhe të panatyrshme (ligjëratat e Don Kishotit sipas stilit të kalorësve të famshëm, fjalitë dhe shprehjet me të cilat Don Kishoti imagjinon se po i drejtohet damës së vet të zemrës). 14 zakon. 15 bujare. 16 fallxhori. 17 Kontrasti i këndvështrimeve të personazheve realizohet në planin e teknikave narrative përmes kundërvënies së regjistrave gjuhësorë. Kjo realizohet nëpërmjet theksimit të fjalimeve elegante të Don Kishotit, të efektit që krijojnë ato, në kontrastin me regjistrin gjuhësor të narracionit, me të folurën e personazheve të tjerë. 18 Në kohën e Servantesit në popull besohej se arixhinjtë, kur shesin kafshë, u fusin atyre zhivë në vesh, që të ecin më shpejt.19 Ecuria e bisedës mes padronit dhe shqytarit, përveç karakterit zbavitës të saj, risjell temën kryesore të romanit: kontrastin mes ideales dhe reales. Përballë dëshmive të realitetit prozaik Don Kishoti nuk dorëzohet, por ai vazhdon me filozofinë: “unë mendoj 187

