Page 19 - Demo
P. 19


                                    rimë e përmbysur, kur ndjekin skemat: A-B-C, C-B-A, ose A-B-C, B-C-A; rimë e brendshme, kur fjala fundore e vargut rimon me një fjalë brenda vargut;Strofa. Vargjet, që në numër të përcaktuar ose të ndryshëm grupohen në njësi metrike, quhen strofa (nga greqishtja strophé = rrotullim). Llojet kryesore të strofave janë: Dyvargëshi (distiku) - i ndërtuar nga dy vargje; Tercina - e ndërtuar nga tri vargje;Katrena - e ndërtuar nga katër vargje të çdo lloji;Gjashtëvargëshi - i ndërtuar nga gjashtë vargje;Tetëvargëshi - i ndërtuar nga tetë vargje;Nëntëvargëshi - i ndërtuar nga nëntë vargje;Soneti - i ndërtuar nga dy katrena dhe dy tercina. POEZIA EPIKE ka në qendër të saj rrëfimin dhe përshkrimin për një ngjarje heroike. Rrëfimi lidhet me ngjarjen, vendin, ndërsa përshkrimi vjen si radhitje motivesh. Në të dyja rastet, rrëfimi dhe përshkrimi realizohen përmes narratorit, i cili respekton njëfarë distance nga subjekti poetik. Kjo distancë realizohet përmes ritmit të matur dhe solemnitetit harmonik (në rastet e epikës në vargje), si dhe nëpërmjet teknikave rrëfimtare në rastin e epikës në prozë. POEMA është një vepër tregimtare në vargje me përmasa të mëdha, zakonisht të ndara në këngë ose libra. Në varësi të përmbajtjes, ajo ndahet në poemë epike (epope, epos, epi), heroike, filozofike, alegorike, fetare, didaktike, kalorësiake, satirike, heroiko-komike, idilike.Poezia epike në vargje ndërtohet sipas një përcaktimi metrik përgjatë gjithë veprës dhe ka objekt zhvillimin e një fabule përmes një ose disa personazheve. Në letërsinë shqipe, mes poemave të tilla spikatin: Historia e Skënderbeut (1898), e Naim Frashërit, poemë e përbërë nga 22 këngë kushtuar Heroit Kombëtar, apo Lahuta e Malcis’ (1937), e Gjergj Fishtës, poemë e ndërtuar nga 30 këngë.Romani i shek. XIX Romani i fillimshek XXIndividi ndjen dhimbje. Individi ndjen ankth, angështi.Individi përfshihet me vetëdije dhe i njeh shkaqet e dhimbjes.Individi ndjen siklet dhe është në gjendje sëmundjeje të vazhdueshme, të pacaktuar, në gjendje depresive, motivet e së cilës mbeten të panjohura.Idetë përshkruajnë raportet mes sendeve dhe janë shprehje të realitetitKonceptet “ndërtojnë realitetin”, nuk shprehin thelbin e sendeve, janë instrumente të përshtatshme për të fituar rezultate praktike.Poema Titulli i veprësEpi, epopeja Epi i Gilgameshit (sumero-babilonas), Biulfi (anglo-sakson), Edda (islandez), Mahabharata dhe Ramajana (indiane); Kalevala (finlandez), Eposi Këngët e bëmave dhe Kënga e Rolandit (francez), Kënga e Nibelungëve (gjerman), Kënga e Sidit (spanjoll); Epika heroike Iliada dhe Odisea (Homeri), Eneida (Virgjili), Jerusalemi i çliruar (T. Taso), Histori e Skënderbeut (N. Frashëri), Lahuta e malcis’ (Gj. Fishta), Këngët epike Këngët e kreshnikëveKëngët kalorësiake Cikli arturian Poemat didaktike Veprat dhe Ditët (Hesiodi); Mbi natyrën e sendeve (Lukreci) Mjeshtëria e poezisë (Epikuri); Arti poetik (N. Bualo); Gjella e Shën Mërisë Virgjër (Jul Variboba); Prozodia latine (Fishta); Poemat heroiko-komike Batrakomiomakia; Palok Cuca, Nikolejda (Fishta); Poema filozofike Mbi natyrën (Senofane); Mbi natyrën (Parmenide); Rreth natyrës (Empedokli)Poema satirike Taralloqja e Ballkanit (Fishta); Epopeja e karkalecave (Sh. Musaraj); Agonia e karkelecëve (U. Kostreci)Poema alegorike Komedia hyjnore (Aligieri)17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23