Page 190 - Demo
P. 190
këtyre të urtëve që e marrin një kalorës të arratisur tek po fle në shtrat dhe ai, pa e ditur se si e me ç’mënyra, gdhihet të nesërmen më tepër se një mijë lega larg nga vendi ku u ngrys. Se, po të mos ngjante kështu, nuk do të ish e mundur që kalorësit e arratisur të përkrahin njëritjatrin më çdo çap, se rastis që njëri po lufton në malet e Armenisë me ndonjë kuçedër a me ndonjë kalorës tjetër, dhe tamam kur beteja arrin kulmin dhe ai ndodhet në pikë të vdekjes, befas ja ku po zbret atje nga ndonjë re ose nga ndonjë qerre prej zjarri një tjetër kalorës i arratisur, mik i tij, i cili ndodhej pak më parë në Ingliterë, dhe i cili e përkrah dhe e shpëton nga vdekja, dhe mbrëmane gjëndet prapë në odën e tij dhe shijon darkën me rehat dhe me qejf, dhe njëra anë është dy a tri mijë lega larg tjetrës, dhe këto të gjitha bëhen me mjeshtërinë dhe diturinë e këtyre magjistarëve të urtë, që i kanë nën mbrojtje këta kalorës trima. Kështu, pra, i dashur Sanço, nuk është shumë zor për mua të besoj që ke vajtur e je kthyer aq shpejt nga Toboza gjer këtu, se, sikundër të kam thënë, ndonjë miku im i urtë të ka shpënë atje me fluturim, pa e marrë vesh ti asfare17. – Ashtu duhet të jetë, – tha Sançoja, – se, për besë, Rosinanti vraponte si ndonjë gomar arixhiu me mërkur në veshët18. – Ka pasur doemos merkur, – tha Don Kishoti, – dhe një legjion prej djajsh bile, të cilët rendin e të bëjnë të rendësh pa ndonjë lodhje fare19. M.de Servantes, Don Kishoti, Pjesa e parë, Kap. 30, 31, Përkth. F. Noli, Tiranë, 1957, f. 222, 284-289dhe kështu është”. Ai beson dhe këmbëngul se ato që Sanços i duken mullinj me erë janë në realitet forca të liga, gjigantë, me të cilët ai – kalorësi i përsosur – ka detyrimin të ndeshet; ai është i sigurt se ajo që Sanços i është dukur një fshatare që bie erë e keqe në të vërtetë është një damë e shkëlqyer, së cilës i duhet shërbyer. Sipas kritikës së shek. XX në këtë ndeshje mes iluzionit dhe realitetit, në besnikërinë ndaj iluzionit dhe ëndrrës, Don Kishoti (si krijim poetik) ka gjetur mbrojtjen e dëshpëruar kundër boshllëkut të realitetit.S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Si e përshkruan Don Kishoti Dylqinjën e Tobozës? Po Sanço Pança? 2. Kush është në realitet Dylqinja e Tobozës? Si e imagjinoni ju atë? Analizë përmes shembujve 3. Diskutoni për komizmin e situatës, të karakterit, të veprimeve dhe të mendimeve të personazheve. Reflektim dhe vlerësim dijesh 4. Perspektiva e narratorit dhe ajo e lexuesit përkojnë në përkufizimin e realitetit të përshkruar, ndërsa në atë të Don Kishotit realiteti është “tjetër”, “i deformuar”: mullinjtë e erës, delet etj., i duken si viganë kolosalë, ushtri shumëkombëshe etj. Në këtë fragment, cilat janë elementet që paraqesin kontrastin mes ëndrrës e realitetit dhe krijojnë të qeshurën, komizmin? Fjala dhe përdorimi i saj 5. Kontrasti i hollë dhe zbavitës i stileve / i regjistrave gjuhësore të përdorur nga Servantesi (nga njëra anë stili elegant-letrar dhe nga ana tjetër ai popullor), tipike të manierizmit servantin, janë të dukshme këtu: shafrane / sovrane; erë e ëmbël / erë poshtë e lart njerëzore; fragrancë aromatike / kishte dërsirë etj. Gjeni në fragment fjalë dhe shprehje të tjera në kontrast mes tyre. Detyra dhe këshilla 6. Përmblidheni fragmentin në ligjëratë të zhdrejtë. 7. Shkruani një letër të shkurtër për dikë që e dashuroni, por që nuk e keni takuar kurrë.188

