Page 191 - Demo
P. 191


                                    Mbi ca këshilla që Don Kishoti i dha Sanço Pançës, para se ai të nisej të qeveriste ishullin, si dhe mbi disa gjëra të tjera me shumë rëndësi.“... dashuro urtësinë, se duke qenë i urtë, nuk do të gabosh më në asgjë.” “... kthe sytë nga vetja dhe vështro përbrenda teje dhe përpiqu të njohësh veten, sepse është kjo një njohje më e vështira nga të gjitha. Pasi të njohësh veten, s’është rrezik të të rritet mendja e të pandehësh se kushedi se ç’je...”. [...] “... njerëzit josojllinj me ofiqe të larta nëpër duar duhet ta shoqërojnë ushtrojtjen e ngrysur të ofiqit të tyre me një butësi të begenisur, të udhëhequr nga kujdesi dhe masa e duhur në çdo gjë, që të shtëmangin shigjetat e helmatisura të thashethemeve shpifarake, të cilave askush, ndryshe, s’u shpëton.” ”Fol me mburrje ... për zorzopërinë e prejardhjes sate1 dhe prano pa u skuqur stërgjyshërinë tënde bujqësore se, duke parë që ty vetë nuk të vjen turp, askush do të mos mundë të ta quajë atëherë për turp, e pëlqe kurdoherë më mirë virtytin e përunjur, sesa gjynahun krenar. Të panumërt janë ata që, mbirë nga një farë e ulët, kanë arritur të ngjiten në majat e shtetqeverisjes dhe janë zgjedhur papë e perandorë, të cilën të vërtetë unë mund ta konfirmoj e ta ilustroj me shembuj kaq të shumtë, sa të t’i lodhja veshët.”Këshillat e Don Kishotit për zbukurimin e mendjes dhe të trupitDon Kishoti dhe Sanço Pança, takojnë Dukeshën (II, 30) e cila ka lexuar romanin “Hidalgoja mendjemprehtë Don Kishoti i Mançës” dhe i fton në kështjellën e saj. Duka dhe Dukesha, që duan të zbaviten, krijojnë disa situata mes të cilave spikat shfaqja e magjistarit Merlin që deklaron se magjia e Dylqinjës do të zhduket nëse Sanço Pança do të vetëfshikullohet me 3300 kamxhikë (II, 35); aventura e dy heronjve që marrin përsipër të shpëtojnë personazhet e magjepsura nga magjistari Malambruno (duenja Pikëllama, alias kontesha Trebishtina dhe shoqet). Mbi kalin me krahë Klavilenjo nisen për t’u përballur me magjistarin, por shpejt zbulohet se kali është prej druri i mbushur me fishekzjarrë që, pasi i vërtit në ajër Kishotin dhe Sançon, i hedh të përcëlluar përdhe. Magjia u zhduk dhe zonjave iu zhdukën qimet nga fytyra. Situata e tretë është kur Duka e emëron Sançon si Guvernator të ishullit Xhabaria (Barataria). Duka, mbasi e njofton për emërimin i jep edhe disa porosi Sanços. Më pas vjen Kishoti që, gjithmonë i gatshëm për t’i dhënë këshilla të mira gjithkujt që ka nevojë, i jep Sanços, para se të niset, disa këshilla “për zbukurimin e shpirtit”. Këshillat “për zbukurimin e trupit”, tregojnë se Don Kishoti është marrok vetëm në çështjet e kalorësisë, ndërsa kur arsyeton mbi çdo temë tjetër, tregon se gjykimi i tij është i qartë dhe i mprehtë. Veprimet e tij përgënjeshtrojnë tërë kohës thëniet, kurse dhe thëniet veprimet, bëmat e tij; këshillat tregojnë mendjemprehtësi që e ngrenë mençurinë dhe marrëzinë e tij në kulm. Për Don Kishotin dituria është e kotë e s’ia vlen pa zemërbardhësinë, ndërsa marroku mbetet marrok si në shtëpi të tij, si në të botës, sepse ndërtesa e mençurisë nuk ngrihet dot kurrë mbi themelet e marrëzisë. FRAGMENT1 Prejardhjen tënde të ulët. Don Kishoti dhe Sanço Pança në shtëpinë e lindjes së ServantesitKreu XLII189
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195