Page 192 - Demo
P. 192
“... po i hyre udhës së mirësisë dhe të përpiqesh të bësh lloj-lloj punësh të mbara e të mira, atëherë nuk do të kesh përse t’ua kesh zilinë veprave të princërve dhe të zotërinjve, sepse gjaku trashëgohet, po mirësia fitohet dhe ajo ka një vlerë të saj më vete, ndryshe nga gjaku që një vlerë të tillë nuk e ka.” “... në rast se ndonjë i afërm yt vjen atje në atë ishullin tënd të të shikojë, mos e dëbo dhe mos e fyej, por prite, përkundrazi, me ndere e me pekule, sepse, duke vepruar kështu, je me Zotin, të cilit nuk i pëlqen të përbuzet e të shahet asnjë krijatyrë e tij, dhe vete, mbi këtë, edhe pas ligjit të urtë të natyrës.” “Në do të marrësh me vete edhe gruan (sepse nuk është mirë që ata që thirren të kryejnë detyrat e tyre shtetërore për një kohë të gjatë të rrinë të ndarë nga gratë e tyre), këshilloje, mësoje, ...sepse ato që një guvernator i mençur e i urtë arrin e i vë bashkë, mund t’i shkapërdajë e t’i humbasë gruaja e tij mendjelehtë dhe teveqele.” “...hap sytë se mos jot shoqe ...kthehet në një karrem për lloj-lloj peshqsh të mëdhenj e të vegjël, se, në të vërtetë, ta them ty, se për të gjitha ryshfetet që e shoqja e gjykatësit merr ndën dorë, ai do të japë llogari në selinë e përbotshme dhe në ditën e gjyqit të fundëm”. [...]“Mos u udhëhiq kurrë nga ligji i arbitraritetit tënd”. [...]Lotët e varfanjakut le të të ndjellin, gjithë po për atë masë drejtësie, më shumë keqardhje nga qarjet e pasanikut.2”“Përpiqu të zbulosh gjithmonë të vërtetën si prapa premtimeve dhe lajkave të pasanikut, ashtu dhe prapa lotëve dhe ofsheve të varfanjakut...”“Në atë rast kur mund dhe duhet përdorur mirëdashësi, mos rëndo mbi keqbërësin me tërë rreptësinë e ligjit, sepse nami i një gjykatësi të rreptë nuk është më i mirë nga ai i një gjykatësi, përkundër, të mëshirshëm.”“Në rast se shkopi i drejtësisë të shtrembërohet ndonjëherë në dorë, le të mos ndodhë kjo nga barra e peshqesheve, po nga ajo e keqardhjes.”“Në ta sjelltë rasti të gjykosh çështjen e ndonjë armiku tënd, hiqe mendjen nga e liga që të ka bërë dhe përdore vetëm që të zbulosh nga cila anë është e vërteta.” “Mos u verbo nga pasioni yt vetjak në gjykimin e çështjes së tjetrit, se ndryshe do të biesh në ca gabime që në shumicën e rasteve nuk kanë ndreqje, por që, edhe në paçin, e kanë në kurriz të nderit dhe me rrezik të emrit tënd të mirë, në mos po edhe të ofiqit tënd.” “Nëse ndonjë grua e bukur vjen te ty të kërkojë drejtësi, largoji sytë nga lotët e saj dhe veshët e tu nga psherëtimat e saj dhe hyrë gjakftohtë e më nge në thelbin e çështjes që të parashtron, ndryshe gjykimi yt do të mbytet në lotët dhe nderi yt në psherëtimat e saj...”“Atë që ke për ta dënuar me vepra, mos e ndëshko, mbi atë, dhe me fjalë, se ç’është nevoja ta rëndosh edhe shpirtërisht, kur nuk vuan pak i mjeri dhe ashtu trupërisht?” 2 Mallëngjehu më shumë nga lotët e të varfrit sesa nga argumentet mbrojtëse të të pasurit, por të jesh i drejtë për të dy njëlloj. Piktori Jaume Pisa i Laporta ilustron momentet kur Don Kishoti i jep këshillat e para Sanço Pançës mbas emërimit si guvernator i ishullit. 190

