Page 193 - Demo
P. 193


                                    Kreu XLIIIMbi pjesën e dytë të këshillave që Don Kishoti i dha Sanço PançësKush është ai që, duke dëgjuar arsyetimet e lartpërshkruara të Don Kishotit, nuk do ta quante një njeri krejt mendjeshëndoshë dhe të prirur, mbi atë, nga qëllimet e mira? Por, sikundër që është vënë re jo një herë, në këtë të madhen tonë histori, hidalgoja ynë zinte të çaprashiste marrëzira e gjëra të paqëna, vetëm kur rrotullohej muhabeti mbi punët e kalorësisë, se, duke arsyetuar mbi çdo temë tjetër, tregonte se ish i pajisur, përkundrazi, me një gjykim të qartë, të thellë e të gjithanshëm, kështu që pra bëmat përgënjeshtronin tërë kohës të thënat dhe të thënat bëmat e tij; përsa u përket këtyre rregullave të dyta që ai i dha Sanços, ato nxirrnin në pah, pa dyshim, një mendjemprehtësi të jashtëzakontë, duke e ngritur mençurinë dhe marrëzinë e tij gjer në një kulm të padëgjuar. Sançoja e dëgjonte veshngritur dhe përpiqej t’i tiposte mirë në tru këto këshilla, duke i vënë në jetë të cilat shpresonte të shpëtonte lehtë e pa rrezik nga barra dhe më pas nga lindja e lehonia e guvernës.  - Lidhur me ato sa kanë ta bëjnë me mbajtjen e shtëpisë dhe vetes sate, o Sanço, të këshilloj, si pikë e parë:“... të mbahesh i pastër dhe t’i presësh thonjtë dhe të mos i lësh kurrsesi që të rriten”. [...]“Mos barit kurrë ... brezzgjidhur dhe i shkatërruar, se çrregulli i rrobës tradhton flashkjen e shpirtit”. [...]“Gjyko e çmo, i mençur, vlerën e ofiqit tënd dhe, në e pe që sëra ... të lejon t’i veshësh shërbëtorët e tu me livré, vishi, ... po veç kujdesu që livretë në fjalë të jenë jo aq të rralla dhe të pasura, sesa të hijshme dhe të forta, dhe ... në vend që të veshësh gjashtë shërbëtorë, vish më mirë tre, dhe tre varfanjakë”. [...] “Mos ha qepë e hudhër, që të mos marrin vesh nga era që je laro3.” “Ec pa nxituar dhe fol ngadalë, por jo gjer në atë masë sa të duket sikur po dëgjon veten tënde, se çdo gjë e tepryer është e urryer.” “Në drekë ha pak dhe akoma më pak në darkë; sepse shëndeti i tërë trupit farkëtohet në farkëtoren e stomakut.” Piktori Jaume Pisa i Laporta ilustron momentet kur Don Kishoti i jep këshillat e dyta, mbas emërimit si guvernator i ishullit.“Vështroje fajtorin që paraqitet përpara gjyqit tënd si një njeri të mjerë e që u nënshtrohet parimeve të kësaj natyrës sonë të prishur njerëzore, dhe, me sa të kesh mundësi nga ana jote e pa dëm të palës kundërshtare, tregohu me të njerëzor dhe i mëshirshëm; sepse, ndonëse të gjitha atributet e Perëndisë janë njëlloj, shndrin e vlen më tepër në sytë tanë ai i dhimbshurisë, sesa ai i drejtësisë.” [...] 3Origjinën fshatare.191
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197