Page 194 - Demo
P. 194
“Ji i matur e i përmbajtur në të pirë, duke pasur parasysh se e pira e tepërt e nxjerr fjalën dhe s’e mban zotimin.” “... mos mbllaçitesh, kur ha, me të dyja bulçitë, si edhe të mos erutosh në sy të botës.” [...] “... lëre atë djall zakon që ke të përziesh në ligjërimet e tua një tokicë me fjalë të urta, se, ndonëse fjalët e urta janë sentenca të shkurtra, dendur ti i zgjat dhe i tërheq nga flokët gjer në atë pikë, sa të duken jo më fjalë të urta, por të marra. ... kjo e çpërshiron bisedën dhe e bën të mërzitshme”4. “Kur t’i hipësh kalit, mos e mbështet trupin pas kacekut të prapmë të shalës dhe mos i shtri shumë këmbët ... mbaji pas barkut të kafshës dhe as mos kalëro aq i çngrehur e truplëshuar”. [...] “Mos i kushto shumë orë gjumit, sepse kush nuk ngrihet bashkë me diellin, se fiton ditën; ki parasysh, o Sanço, se shkathtësia është nënë e mbarësisë, kurse plogështia, edhe në u mbarstë me ndonjë dëshirë të mirë, e dështon.” “... të mos dishkytosh kurrë për sojin e këtij e atij, në është a s’është i moçëm e i ndritur, dhe në s’është, pse, dhe në është, sa, dhe sidomos mos bëj kurrë gabim që t’i krahasosh mes tyre. Këtë të këtij me atë të atij, sepse, detyrimisht, ndër dy të krahasuarit njëri do të dalë më i mirë dhe tjetri më i keq, dhe prit nga i pari atëherë që të të urrejë dhe mos prit nga i dyti që të të shpërblejë.”“Rrobat e tua duhet të jenë pantallona të plota, një dolloma e bollshme e një xhybe e gjatë...”. … hirësia juaj bën mirë të m’i japë të gjitha me shkrim, paçka që unë s’di as shkrim, as këndim, se mund t’ia jap konfesorit tim dhe ay po do të m’i kujtojë pak nga pak dhe sa herë që të më nevojiten....- Hall i madh më ka gjetur mua me ty, o Sanço! – ia ktheu Don Kishoti. Po a është punë që bëhet kjo: një guvernator që s’di as shkrim, as këndim! Duhet të dish, o Sanço, se, kur një njeri nuk di shkrim e këndim a është mëngjërash, një nga të dyja: ose ai rrjedh nga një familje tepër e thjeshtë në mos dhe krejt e ulët, ose ai vetë ka qëlluar nga një brumë kaq i mbrapshtë dhe i paujdisur, sa nuk kanë pasur dot fuqi mbi të as shembullat e urta dhe as vetë urtësia. Kjo është për ty një e metë e madhe, dhe unë do të 4 Don Kishoti nuk është kundër një fjale të urtë të thënë me vend, por Sanço e tepron, sepse i rreshton si “tespihe tërë kohës”. 192

