Page 195 - Demo
P. 195
Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Në shpjegimin hyrës mbi kreun, theksohet që në këto momente krijohen tri situata, në të cilat vendosen dy personazhet tona. Identifikojini ato dhe thoni cila prej të triave shtjellohet në këto dy fragmente? 2. Renditni detajet kryesore të situatës në të cilën ndodhen personazhet në këtë fragment.3. Klasifikoni fjalët e urta në bazë të tematikave. Analizë përmes shembujve 4. Duke shpjeguar kuptimet e këshillave të dhëna nga Don Kishoti në këtë fragment, përpiquni të kuptoni se ç’pozicion i ka dhënë autori atij.5. Gjeni këshillat që tregojnë thjeshtësi arsyetimi dhe gjykimi.6. Pse quhen këshilla për zbukurimin e mendjes dhe këshilla për zbukurimin e trupit?7. Ku ndryshojnë këshillat e para nga të dytat? 8. Si shfaqet mendimi humanist i autorit në këto fragmente? Reflektim dhe vlerësim dijesh 9. Si ndikojnë këto këshilla në zbulimin e karaktereve të personazheve tona? Po në atmosferën e përgjithshme të romanit? A del përmes tyre marrëzia dhe mençuria e Don Kishotit?10. Vlerësoni efektin që ju shkakton leximi i këshillave të Don Kishotit? A janë ato argëtuese më shumë sesa moralizuese? Fjala dhe përdorimi i saj 11. Flisni për vlerën e fjalëve të urta në këtë roman. Ku qëndron rëndësia e fjalës te to, në përqendrimin tek informacioni, apo në detajin që spikat?12. Diskutoni edhe për vlerën e humorit në to.13. Veçoni këshillën që ju pëlqen më tepër dhe komentojeni atë. Detyra dhe këshilla 14. Diskutoni për rëndësinë e këshillave në jetë, duke sjellë edhe shembuj nga jeta juaj.S T U D I M T E K S T I 5. Këshilla e fundit shpreh mendimin humanist të Servantesit për vullnetin e lirë. desha që të ishe i kënduar të paktën, gjer sa të ishe i zoti të hidhje firmën...“fjalët e tua të urta e pa karar do të të shpien një ditë në litar”;“Ki besim te perëndia dhe përpiqu të mos tundesh nga qëllimi yt i parë; me këtë dua të them që duhet t’i vësh si parim e rregull vetes që t’i dalësh mbanë faqebardhë çdo pune që do t’i përvishesh, sepse qiejt rrëfehen kurdoherë të favorshëm ndaj çdo dëshire të mbarë.5” M. de Servantes, Don Kishoti, Pjesa e dytë, Përkth. P.Zheji, Tiranë, 2003, f. 387-399 193

