Page 196 - Demo
P. 196
Fëmijëria dhe rinia në vendlindjeNë vendlindje shijoi bukuritë e natyrës, njohu zakonet e krahinës angleze, dëgjoi gojëdhënat popullore dhe ndoqi shfaqjet e trupave teatrale të Londrës. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike të familjes, për t’i ardhur në ndihmë babait, Uilliami, që në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare bëri punë të ndryshme. U martua tetëmbëdhjetë vjeç dhe pati tre fëmijë: Suzanën, Xhuditën dhe Hamnetin. Në shek. XVI, për shkak të ndryshimeve të mëdha ekonomike e shoqërore, Anglia u fuqizua shumë dhe u shndërrua në një shtet të nivelit të parë. Në këtë periudhë u zhvilluan manifakturat, tregtia, u krijua flota tregtare dhe Anglia u quajt “sundimtarja e deteve”. Zhvillimi i klasës së re borgjeze, roli i saj në jetën e vendit dhe paqja e krijuar favorizuan lindjen e një lëvizjeje të gjerë kulturore në shtresat e gjera të shoqërisë angleze. U zhvilluan filozofia, arti, poezia, romani, novela dhe sidomos teatri me subjekte nga historia kombëtare. Përveç shfaqjeve teatrale të përhershme, të ndryshme nga të sotmet, në qytete e krahina jepnin shfaqje trupa aktorësh shëtitës. Uilliam Shekspir (1564-1616) Jeta dhe vepra Vitet londinezeRreth vitit 1586 ai u shpërngul në Londër ku vitet e para i kaloi duke bërë punë të thjeshta pranë teatrit. Rreth vitit 1590 filloi veprimtarinë si aktor dhe si autor i disa kronikave dramatike, i komedive, i soneteve dhe i poemave. Rreth vitit 1594 aktori-dramaturg bënte pjesë në trupën Shërbëtorët e Lordit Shambëllan, e quajtur që nga viti 1604 trupa Shërbëtorët e mbretit. Shekspiri që fillimisht interpretoi role të dorës së dytë dhe më vonë ndonjë rol me peshë, u bë regjisor dhe më pas drejtor i teatrit londinez Globus. Kthimi në vendlindjeRreth vitit 1611, për shkaqe që nuk dihen, Shekspiri u largua nga Londra dhe vajti në Stratford-mbi-Avon. Vdiq më 23 prill 1616 dhe u varros në kishën e vendlindjes. Të dhënat biografike për jetën e Shekspirit janë të pakta, jo vetëm sepse bashkëkohësve të tij nuk u interesonte krijuesi, por edhe ngaqë ai vetë ka heshtur për jetën e tij. Vetëm kur u shpall klasik i padiskutueshëm, një shekull mbas vdekjes, lindi interesi për të. Volteri e quan gjeniu i egër, ndërsa shumë shekspirologë ndajnë mendimin se veprat e tij janë tregim për fatkeqësinë e egër të shoqërisë. Shtëpia ku lindi Shekspiri në Stratford-mbi-Avon Teatri Globus 1614-1644Shkrimtari anglez Uilliam Shekspir, lindi më 23 prill 1564 në Stratford-mbi-Avon ku kaloi fëmijërinë dhe rininë. Deri në moshën 14 vjeç, mësoi latinisht, pak greqisht, logjikë e retorikë në shkollën e vendlindjes. Ai studioi veprat e Virgjilit, Ovidit, Plautit, Terencit, Senekës, Ciceronit etj. 194

