Page 197 - Demo
P. 197


                                     VepratKrijimtaria e Shekspirit, e cila zgjati 22 vite dhe përmbledh 37 vepra dramatike (15 komedi, 10 kronika historike, 12 tragjedi), 4 poema, 154 sonete, ndahet në tri periudha. Periudha e parë (1590–1600) karakterizohet nga vepra me nota të theksuara optimizmi dhe figura e situata të këndshme, plot dritë. Veprat e kësaj periudhe janë:  nëntë kronika historike me subjekte nga historia angleze, në të cilat ai dënon anarkinë feudale që e zhyti vendin në gjakderdhje dhe shkatërrim dhe mbështet përpjekjet për unitetin e vendit: Henri VI (tri vepra), Rikardi III, Rikardi II, Henri IV(dy vepra), Henri V, Mbreti Xhon; katër poema lirike: Venera dhe Adonisi, Lukrecia, Pelegrini i apasionuar, Feniksi dhe turtullesha; dhjetë komedi gazmore, plot gjallëri e fantazi: Dy zotërinjtë nga Verona, Gratë gazmore të Uindsorit, Tregtari i Venedikut, Ëndërr e një nate vere, Shumë zhurmë për asgjë, Si t’ju pëlqejë, Nata e dymbëdhjetë etj.; tri tragjedi: Tito Androniko, Romeo dhe Zhuljeta, Jul Qesari. Periudha e tretë (1608-1612) karakterizohet nga një qëndrim ëndërrues për jetën dhe pak vepra: tragjikomedia Cimbelini dhe komeditë Përrallë dimri dhe Shtrëngata, ku në luftën midis së mirës dhe së keqes, e para kremton fitoren në një atmosferë hareje dhe drite. Kjo periudhë përshkohet nga zëri i ashpër i jetës, nga nota melankolie e pesimizmi, por edhe nga besimi te jeta dhe te lufta e njeriut për ta mbrojtur atë. Shekspiri përpiqet të shpjegojë realitetin që e rrethon, të përcaktojë vendin e njeriut në të, të gjejë domethënien e këtij realiteti dhe të jetës njerëzore. Veprat e kësaj periudhe janë:  katër tragjeditë e mëdha: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Otello;  tri tragjedi nga antikiteti: Antoni dhe Kleopatra, Koriolani, Timoni dhe Athina;  tri komedi: Troili dhe Kresida, Është mirë gjithçka që mbaron mirë, Masë për masë; kronika historike Mbreti Xhon;  përmbledhja e 154 soneteve të krijuara në vitet 1591-1604, e botuar pa lejen e autorit.Periudha e dytë (1600-1608)195
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201