Page 198 - Demo
P. 198


                                    Filozofia humaniste e veprës shekspirianeFamën si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore, Shekspiri e fitoi me krijimtarinë e tij si dramaturg. Megjithëse edhe vetëm me sonetet e tij (ku ndiehet ndikimi i poetit italian të shekullit XIV, F. Petrarkës) ai e kishte siguruar vendin e tij të nderit në letërsinë angleze të Rilindjes. Vepra e tij është kulmi i krijimtarisë artistike të epokës së Rilindjes. Mendimi filozofik i tragjediveKryeveprat e Shekspirit janë tragjedi të mbarsura me mendim filozofik mbi problemet më të ndërlikuara të jetës së njeriut. Mënyra e zgjidhjes së konflikteve u jep tragjedive kuptim të fortë përgjithësues. Ai i mëson njerëzit të njohin jetën dhe vetveten. Në luftë të pamëshirshme ndaj forcave të errësirës, degjenerimit moral të shoqërisë, ambicies, hipokrizisë, krimit, etjes dhe lakmisë për pasuri, fuqisë djallëzore të arit, ai mbron idenë humaniste të barazisë midis njerëzve, të drejtën e njeriut për të menduar dhe ndier lirisht. Luftën e paprerë të forcave pozitive për triumfin e të vërtetës dhe të drejtësisë në një plan moral e etik, Shekspiri e kupton si luftë midis së mirës dhe së keqes. Tipare të komedisë shekspirianeKomeditë e Shekspirit trajtojnë vlerën e drejtësisë, të sinqeritetit, të ndershmërisë, të miqësisë dhe të qëndrueshmërisë së dashurisë në marrëdhëniet njerëzore. Heronjtë e komedisë shekspiriane dalin gjithmonë fitues përballë çdo armiku, pasi janë njerëz me iniciativë, gjallëri e qëllime të përcaktuara mjaft mirë. Ata shprehin qartë dhe me optimizëm besimin në jetën e bukur, të gëzuar e të lumtur që mund të bëjë njeriu, nëse ecën në rrugën e drejtë. Aty ndihet gjendja shpirtërore e epokës së Rilindjes, kur njeriu zot i fatit të vet, me vullnetin e lirë për të vepruar e jetuar, kishte si kult gëzimin e jetës, të diellit dhe të dashurisë. Veçori të teatrit shekspirianQëllimi i teatrit, për Shekspirin, është “të mbajë pasqyrën përpara natyrës”, sepse pasqyra paraqet jetën reale përmes lojës së fantazisë dhe realitetit të historisë. Ai shfrytëzoi në mënyrë origjinale tragjedinë klasike të antikitetit, dramën popullore angleze dhe komedinë italiane. Në veprat e tij përvijohen normat për një teatër të ri, i cili synon jo vetëm ta paraqesë, por edhe ta krijojë botën. Shekspiri është njohës i psikologjisë së njeriut, të cilin e paraqet në zhvillim e sipër me anët e tij pozitive dhe negative. Personazhet e tij janë qenie të gjalla me pasione dhe vese të shumta. Ata mbajnë përgjegjësi për aktet që kryejnë, ruajnë dinjitetin njerëzor, nuk zvarriten. Dashuria, lufta për pushtet, natyra iluzore dhe përkohshmëria e jetës, pasiguria e ekzistencës, madhështia dhe mjerimi i fatit njerëzor, janë temat e parapëlqyera shekspiriane. Gjuha e Shekspirit është shumë e pasur, fjalori i tij përmban rreth 20 000 fjalë me një përdorim të dendur të shprehjeve frazeologjike, të fjalëve të urta e të proverbave. Tragjeditë “Otello”, “Mbreti Lir”, “Jul Qesari”, “Makbethi”, “Antoni dhe Kleopatra” nxjerrin në pah momentin kur njeriu i Rilindjes bëhet relativisht zot i fateve të veta. Nemi D’AgostinoNë veprat e Shekspirit shihet me tmerr libri i fateve njerëzore dhe dëgjohet se si duhia e jetës kthen me zhurmë faqet e tij.J. V. Gëte... Shpirti i epokës!Suksesi! kënaqësia! mrekullia e Skenës sonë! …Triumfo Britania ime, me atë që të bën krenar,me atë që të gjitha skenat e Europës duhet ta nderojnë.Ai, nuk i përkiste një epoke, por të gjitha kohërave!Ben Xhonson196
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202