Page 200 - Demo
P. 200


                                    Studim teksti1. Si ndikuan në veprën e Shekspirit zhvillimet e kohës?2. Diskutoni mbi tematikat e veprave të tij kryesore dhe mbi mesazhet aktuale që ato përcjellin edhe sot. 3. Çfarë ju bën më shumë përshtypje në mendimet e ndryshme mbi Shekspirin?4. Çfarë informacionesh ka për jetën e Shekspirit? Si ndikuan në shkrimin e veprave të tij këto detaje të jetës që ai bëri?5. Kur i pati Shekspiri kontaktet e para me teatrin? Si i ngjiti ai shkallët e karrierës në të?6. Tregoni karakteristikat e periudhës së parë të krijimtarisë së Shekspirit. Pse themi që këtë periudhë e mbizotëron optimizmi?7. Cilat janë disa nga tematikat dhe konfliktet e veprave shekspiriane? Kujt i hapi luftë autori përmes tyre?8. Ç’mund të themi për Shekspirin humanist?9. Si e kuptoni konstatimin: Qëllimi i teatrit për Shekspirin është të mbajë pasqyrën përpara natyrës?10. Shekspiri u mbështet në tri burime të forta krijuese. Gjeni dhe shpjegoni ndikimin e tyre në vlerat e veprës.11. Cilat janë veçoritë e komedive dhe tragjedive të tij? 12. Përshkruani madhështinë e periudhës së dytë shekspiriane, ku jeta dhe lufta e njeriut për të, e tejkalojnë pesimizmin e autorit. Cilat janë veprat e mëdha të shkruara në këtë kohë?13. Flisni rreth emocionalitetit që mbizotëron periudhën e tretë të krijimtarisë së Shekspirit.14. Sillni në klasë ndonjë sonet nga Shekspiri dhe shpjegoni natyrën e krijimit përmes larmisë dhe përmbajtjes së tyre. Pse themi që ai edhe vetëm me sonetet e kishte siguruar emrin e madh si rilindës europian?15. Reflektoni mbi mendimin e shprehur se personazhet e tij janë qenie plot pasione dhe vese. Ilustroni me shembuj.16. Ç’e bën të veçantë gjuhën shekspiriane?Konflikti mes të mirës dhe të keqes te Hamleti shihet si përplasje trullosëse e idealit me realitetin; te Makbethi çon në vetasgjësimin e kobshëm të shpirtit të njeriut; te Mbreti Lir shfaqet si mohim i dyanshëm i dukjes dhe i thelbit; tek Otello gënjeshtra, intriga, hipokrizia, dinakëria fshijnë çdo gjë të bukur dhe të mirë.Otello është tragjedia e zhgënjimit që vjen nga besimi i humbur te njeriu.Është parë edhe si tragjedi e thjeshtë xhelozie që trajton njëkohësisht edhe problemin e racizmit. Ndjenja e Otellos është komplekse, e pastër, fisnike, por në shpirtin e bardhë të arapit të padjallëzuar e të drejtë lind xhelozia. Megjithatë ai e vret Desdemonën si gjyqtar, jo si burrë xheloz. Desdemona naive e dashuron, por nuk e shmang dot xhelozinë e tij të nxitur nga intriga e Jagos. Sipas Theobaldit, Desdemona tregon se gruaja është e aftë të dashurojë pavarësisht nga ngjyra e lëkurës.198
                                
   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204