Page 201 - Demo
P. 201


                                    Hamleti është një nga tragjeditë më të famshme e më të njohura të Shekspirit. Subjekti i saj mbështetet në historinë daneze të shekullit XII, të treguar nga shkrimtari Sakso Gramatikus (1150-1220) dhe të përpunuar në mënyrë origjinale nga Shekspiri. Struktura e veprës: Tragjedia përbëhet nga pesë akte me numër të ndryshëm skenash në vargje dhe në prozë. Është vepra dramatike më e gjatë e Shekspirit, me 3776 batuta (replika) gjithsej, ndër të cilat 1530 batuta janë të personazhit Hamlet. SubjektiNë aktin e parë (të ndarë në pesë skena), mësojmë se ngjarjet zhvillohen në Elsinor të Danimarkës. Fantazma e mbretit të vdekur, i vrarë nga vëllai i tij Klaud, për t’i marrë fronin dhe gruan, u shfaqet rojeve të kështjellës. Ata vënë në dijeni Horatin, shokun e djalit të mbretit të vrarë, Hamletit, i cili ka ndërprerë studimet dhe është kthyer në shtëpi. Hamleti, Horati dhe Marceli takojnë natën fantazmën e mbretit të Danimarkës. Fantazma i tregon Hamletit se nuk ka vdekur nga pickimi i gjarprit kur po flinte në kopsht, por e ka vrarë Klaudi duke i hedhur helm në vesh. Ajo i kërkon Hamletit që t’i marrë hakun, duke ndëshkuar xhaxhanë tradhtar, por pa i bërë asgjë nënës, pasi ndëshkimin e saj do ta vendosë perëndia. Në aktin e dytë (të ndarë në dy skena), Hamleti mbërthehet nga një mijë dyshime dhe mendon se është më e lehtë ta gjejë të vërtetën duke u shtirur si i çmendur. Çmenduria e Hamletit shqetëson nënën dhe xhaxhanë. Poloni, këshilltari i mbretit, beson se ajo është shkaktuar nga dashuria për Ofelinë, vajzën e tij, e cila ka refuzuar Hamletin. Për të ngritur moralin e të rinjve, kanë ftuar një kompani aktorësh. Hamleti u kërkon aktorëve që të vënë në skenë komedinë Vrasja e Gonzagës, historia e së cilës është e ngjashme më historinë që i ka treguar fantazma.  ANALIZË E VEPRËSHamletiUilliam Blejk, Hamleti dhe fantazma e babait, 1806Hamleti takon trupën e aktorëve dhe u kërkon të vënë në skenë komedinë Vrasja e Gonzagës.199
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205