Page 202 - Demo
P. 202


                                    Në aktin e tretë (të ndarë në katër skena), mbreti dhe mbretëresha vendosin të zbulojnë arsyen e çmendurisë së Hamletit nëpërmjet Ofelisë. Klaudi, që e sheh Hamletin si rrezik për kurorën, vendos ta dërgojë në Angli, por Poloni e bind që të bëjë edhe një tentativë tjetër, duke e përballur me nënën. Aktorët vënë në skenë komedinë e kërkuar dhe Hamleti arrin të provojë se vrasësi i babait të tij është Klaudi, pasi ky i fundit ngrihet dhe ikën në momentin kur aktori i hedh helm në vesh mbretit/aktor. Klaudi ngarkon Rozenkrancin dhe Gildensternin ta shoqërojnë Hamletin në Angli, ndërsa Polonin të ndjekë bisedën mes Hamletit dhe Gertrudës. Klaudi i mbetur vetëm, fillon ta brejë ndërgjegjja dhe ulet në gjunjë të lutet. Hamleti nuk e vret, sepse, kush vritet duke u lutur në gjunjë, i falen mëkatet. Hamleti tregohet shumë i ashpër me nënën; ajo frikësohet dhe kërkon ndihmë. Poloni lëviz mbas perdes dhe Hamleti, duke menduar se ishte xhaxhai, e vret. Benxhamin Uest, Ofelia përpara mbretit dhe mbretëreshës, 1792 (Hamleti, akti IV, skena V) Në aktin e katërt (të ndarë në shtatë skena), Gertruda, e bindur se i biri është i çmendur, i tregon mbretit për vdekjen e Polonit. Hamleti nuk i tregon ku e ka çuar kufomën. Klaudi e kupton se ka qenë ai objektivi i vërtetë dhe vendos ta dërgojë në Angli me Rozenkrancin dhe Gildensternin, duke i urdhëruar ata që ta vrasin pas mbërritjes. Ofelia çmendet nga vdekja e babait dhe refuzimi i Hamletit dhe mbytet. Hamleti zbulon planin e mbretit dhe kthehet në Elsinor. Mbreti i mbush mendjen Laertit, djalit të Polonit, të hakmerret për vdekjen e babait dhe të motrës, duke e ftuar Hamletin në duel.  Daniel Maklis, Shfaqja e komedisë tek Hamleti, 1842. Vënia në skenë në aktin III, skena 2 e komedisë “Vrasja e Gonzagës”, gjatë së cilës Hamleti provon se vrasësi i babait është Klaudi.Hamleti vret Polonin. 200
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206