Page 203 - Demo
P. 203


                                    Në aktin e pestë (të ndarë në dy skena), Hamleti i kthyer në Danimarkë, zbulon se Ofelia ka kryer vetëvrasje nga pikëllimi për vdekjen e babait të saj dhe refuzimin e dashurisë së Hamletit. Laerti akuzon Hamletin për vdekjen e babait dhe të motrës. Klaudi organizon një duel mes të dyve dhe mendon një dredhi për të vrarë Hamletin. Vë helm në një gotë me verë, të cilën gabimisht e pi Gertruda dhe vdes. Laerti dhe Hamleti plagosen nga shpata e helmuar, por para se të vdesë Hamleti arrin të vrasë Klaudin. Hamleti, përfaqësues i idealeve të RilindjesHamleti i Sakso Gramatikusit, triumfon me fund të lumtur. Shekspiri e refuzon këtë banalitet artistik: një Klaud mund të vritej, por sa klaudë të tjerë do të mbeteshin në këtë botë?! Hamleti në luftë të brendshme me shoqërinë që e rrethon dhe i shkëputur nga mjedisi i vet, të cilit i kundërvihet, u heq maskën gënjeshtarëve dhe hipokritëve, kërkon drejtësi. Ai mishëron idealet progresiste të Rilindjes, jo si zëdhënës idesh, por si përfaqësues i atyre forcave që përpiqeshin t’i realizonin ato. Shekspiri ndjeu dhe paraqiti në veprat e tij karakterin kontradiktor të botës ku ndërthuret e mira me të keqen. Hendeku mes ëndrrës dhe realitetit bëri të lindte në shpirtin e dramaturgut dhimbja e thellë hamletiane. Hamleti arsyeton, lëkundet fillimisht e nuk vepron, jo se nuk ka forcë dhe vullnet, por sepse do që t’i përdorë me vend ato. Hakmarrja personale shndërrohet në një detyrë akoma më të madhe: për të ndrequr shoqërinë, për të vendosur të vërtetën dhe drejtësinë. Hamleti del si gjyqtar që dënon në parim çdo të keqe e padrejtësi: Kjo botë e çthurur, o prapësi, o dreqQë unë paskam lindur të të ndreq. (Hamleti, Akti I, Skena V)Mendimi kritik për HamletinGjatë katër akteve të para, Hamleti kërkon të sigurohet më parë për krimin dhe pastaj të hakmerret; ai mendon, filozofon, gjykon, analizon, mbledh fakte, pa marrë asnjë vendim dhe, në aktin e pestë, e vret Klaudin. Vetëdija e dobësisë, dhimbja, ideja e vetëvrasjes, e pengojnë Hamletin të kryejë menjëherë ndëshkimin kundër krimit. Jo vetëm natyra e tij, por edhe rrethanat ku ndodhet e bëjnë që të veprojë në këtë mënyrë. Vetëm pasi bindet për krimin, ai e ndëshkon kriminelin. Hamleti është vepra më enigmatike, të cilës i janë bërë interpretime të ndryshme dhe të kundërta, madje disa e kanë konsideruar edhe si një mossukses artistik. Në shek. XVII Xhon Drajden, kritiku i parë i madh i saj, dhe më vonë romantikët Samuel T. Kolerixh, Uilliam Hazlit, Xhon Kits, Tomas de Kuinsi i dhanë një vend të privilegjuar brenda krijimtarisë shekspiriane. Gëtja thotë se Hamleti heziton, sepse ka shpirt të butë. Sipas Shlegelit, intelektualizmi i tepruar vret te Hamleti çdo aftësi për veprim, kurse Ernest Xhonsi e sheh vonesën e tij në veprim si pasojë të kompleksit të Edipit. Zhan Koti e konsideron Hamletin si një hero ekzistencial.Akti V, skena I, Hamleti në varrezë me kafkën e Jorikut në dorë201
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207