Page 204 - Demo
P. 204


                                    Studim teksti1. Kujt periudhe të krijimtarisë shekspiriane i përket vepra Hamleti?2. Për çfarë shquhet kjo periudhë? A përmban Hamleti karakteristika të saj?3. Si ndërtohet kompozicioni i veprës? Pse themi që ajo ka një strukturë model, aq sa e vulos përfundimisht vetinë e mjeshtrit të skenës? Identifikoni disa nga mjetet skenike të saj.4. Flisni shkurtimisht mbi subjektin dramatik, duke ndjekur rrjedhën e veprimeve.5. Analizoni raportin midis dyshimit hamletian dhe çmendurisë së tij.6. Ku e ka burimin lufta e brendshme e personazhit të Hamletit? A i mishëron ai idealet e mëdha të Rilindjes?7. Sipas Gëtes, Hamleti heziton, sepse ka shpirt të butë, ndërsa sipas Shlegelit, intelektualizmi i tepruar vret te Hamleti çdo aftësi për veprim, sepse ai arsyeton, lëkundet fillimisht e nuk vepron, jo se nuk ka forcë dhe vullnet, por sepse do që forcën dhe vullnetin t’i përdorë me vend.Ju bini dakord me Gëten apo Shlegelin?8. Diskutoni pse detyra triumfon mbi hakmarrjen dhe prirjen personale në këtë vepër?9. Analizoni kritikat e mëposhtme mbi tragjedinë Hamleti: Romano Luperini e konsideron Hamletin një fletore të madhe shënimesh, një përzierje situatash dhe episodesh ku çdo episod, çdo situatë përbën shtysë për një tragjedi tjetër: “Hamleti është maja e disa tragjedive: e Ofelisë, e Klaudios, e Gertrudës, e Laertit, e Polonit etj. Nga bashkimi i tyre krijohet tragjedia e tragjedisë ku shumë ngjarje ndodhin jashtë skenës”.Mishel Fuko e ka quajtur dramën një eterotopi, pra një dimension shkrimi ku gjërat janë në vende aq të ndryshme saqë është e pamundur që të gjendet një vend që t’i mbledhë ose t’u përcaktohet një vend i përbashkët.Gëte, Bredli, Niçe e Eliot për HamletinHamleti është një vazo porcelani në të cilën rritet në mënyrë të tmerrshme një lis. J. V. GëteHamleti ështëviktimë e një shoku moral që e pengon të shpjerë përpara hakmarrjen, ndërsa çmenduria e tij është një strehë dhe një mjet për të arritur njëfarë lirie veprimi. A. S. BredliTa përcaktosh Hamletin si kulmin më të lartë të shpirtit të njeriut, tregon për një gjykim modest si për shpirtin, ashtu edhe për kulmin. F. NiçeVetëm pak kritikë e kanë kuptuar që problemi parësor është Hamleti dramë, ndërsa Hamleti personazh është problemi dytësor.T. S. Eliot202
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208