Page 205 - Demo
P. 205
Dyshimet e Hamletit për vdekjen e babaitBabai i Hamletit, mbreti i Danimarkës, ka vdekur prej dy muajsh dhe nëna e tij, mbretëresha Gertrudë, është martuar me xhaxhanë e Hamletit, Klaudin, i cili është bërë tashmë mbret. Një fantazmë e armatosur, që i ngjan mbretit të vdekur, u është shfaqur rojeve të kështjellës së Elsinorit, të cilët njoftojnë për këtë mikun e Hamletit, Horatin. Hamleti, i kthyer nga universiteti i Vitenbergut mbasi ka marrë lajmin për vdekjen e babait, hipjen në fron të xhaxhait dhe martesën e shpejtë të nënës së tij me të, shpreh pikëllimin e madh që e ka pushtuar dhe dyshimet e para për rrethanat e vërteta të vdekjes së babait. FRAGMENTHAMLETI (vetëm)Oh, trupi tepër, tepër i shëndoshëSi vesë të më shkrinte, të më terej!Oh, sikur zoti të mos kishte vënëNdalim për vetëvrasjen! Zot, o zot!Sa i mërzitur, sa bajat, pa shije,Më duket çdo zakon i kësaj bote!Jazëk, jazëk!1 Si kopshti i patarrur2Q’i rrjedhin farët; drizat t’egra, t’ashpraE mbytin krejt. Dhe ku arriu punaDy muaj që kur vdiq! Jo, jo, as dy!3Një mbret i ndriçëm që përbri këtijQe si Hiperioni4 pranë një Satiri5; Q’e deshte aqë shumë këtë nënë,Sa s’linte as erën vetë që t’ia ngisteFytyrën tepër rreptë. Qiell e Dhe! A të kujtoj? Që kjo i varej pas,Sikur oreksi gjithënjë i rritejNga gjell’ e mirë; e në një muaj, kjo –Larg qoftë! – Dobësi, ke emrin grua! – Një muajth, pa u vjetruar as këpucët Që ma përcolli trupin e tim etiTë mjerë, si Nioba6, lot e tëra,Kjo e gjithë kjo – O zot, një kafshëPa arsye mban më gjatë zi!1 Turp, turp! 2 Si kopshti i papastruar nga barërat e këqija. 3 Duhej të arrinte puna deri këtu pa kaluar as dy muaj qëkur vdiq! 4 Hiperioni ishte njëri prej 12 titanëve, biri i Uranit dhe i Geas, i përfytyruar si një djalosh shumë i bukur, simbol i bukurisë mashkullore; zot i Diellit.5 Satirët ishin përbindësha me trup njeriu, këmbë dhe bri cjapi, që përfaqësonin aspektin kafshëror dhe sensual të njeriut; zotër të fushave dhe të pyjeve. 6 Nioba ishte bija e Temtalit dhe gruaja e Amfonit, mbretit të Tebës. U shndërrua në gur nga dhimbja, sepse Apoloni dhe Diana i vranë shtatë vajzat dhe shtatë djemtë për t’u hakmarrë për ofendimet që Nioba i bëri nënës së tyre, Latonës. Akti I, Skena II (v. 135-165)(Një sallë në kështjellë)Euxhen Delakrua, Hamleti shikon fantazmën e babait, 1843 203

